21.7 C
Tiranë
Sunday, September 13, 2026

“Bilanc lufte, humbje jetësh”, Korreshi denoncon gjendjen e rrjetit elektrik: “Çdo gjë ka rënë në vesh të shurdhër”

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrjetit elektrik në vend, duke e cilësuar atë si të degraduar dhe të amortizuar.

Përmes një reagimi, Korreshi tha se prej muajsh ka bërë thirrje për ndërhyrje në rrjet, por sipas tij, shqetësimet nuk janë marrë në konsideratë nga qeveria.

Deputeti demokrat e lidhi gjendjen e rrjetit edhe me rastet e humbjes së jetëve të elektricistëve, duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Bilanc lufte, humbje jetësh njerëzish për shkak të rrjetit elektrik demode. Kemi kaq muaj që bëjmë thirrje për rrjetin e degraduar, por çdo gjë ka rënë në vesh të shurdhër, nga arroganca e qeverisë, sidomos e Karakaçit”, u shpreh Korreshi.

Ai kërkoi vëmendje më të madhe ndaj problematikave të infrastrukturës elektrike, si dhe marrjen e masave për garantimin e sigurisë së punonjësve që operojnë në rrjet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nafta dhe benzina kapin nivele rekord, operatorët paralajmërojnë: “Rrezikohet furnizimi global me naftë”

0
Çmimet e naftës dhe benzinës në tregun vendas kanë shënuar një tjetër rritje të fortë, duke iu afruar niveleve rekord të regjistruara gjatë periudhës...

Shpërthim dhe zjarr në magazinën e armëve në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak...

0
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e së premtes në një magazinë armësh në Bullgarinë qendrore, duke shkaktuar një zjarr të madh. Autoritetet lokale kanë...

“Lamtumirë bosi im”, Elseid Hysaj në zi për humbjen e gjyshit

0
Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe familjen e tij. Futbollisti ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij,...

“Person në kërkim për vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë”, Hita zbulon detaje nga...

0
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e autoriteteve greke kundër trafikut të kokainës nga...

“Vepra, guximi dhe lidershipi i tij mbeten frymëzim”, Meta përkujton Azem Hajdarin

0
Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, ish-presidenti Ilir Meta ka përkujtuar liderin e Lëvizjes Studentore të viteve ’90. Përmes një postimi, Meta...