21.7 C
Tiranë
Sunday, September 13, 2026

“Duhet përshkallëzuar mosbindja civile”, aktivisti Murataj: “Ka ardhur koha të bëjmë modelin e të parëve”

Aktivisti Erjon Murataj ka deklaruar se ka ardhur koha për mosbindje civile, duke bërë thirrje për përshkallëzimin e protestave kundër qeverisë.

I ftuar në një studio televizive, Murataj, duke iu referuar thirrjes së qeverisë për “praninë besnike”, tha se tashmë është koha që edhe socialistët e ndershëm, sipas tij, të reagojnë dhe të mos mbështesin atë që ai e cilësoi si korrupsion.

“Tani Rama kujtohet për ‘praninë besnike’, por nuk mundet dot sot. Edhe ata socialistë të ndershëm duhet të reagojnë, që s’e kanë ngjyer gishtin te çështja e korrupsionit. Mjafton një rrogë që Shqipëria të ketë vijueshmëri”, u shpreh ai.

Murataj tha se qytetarët duhet të dalin në protestë për Shqipërinë dhe jo për partitë politike, ndërsa theksoi se nuk ka pasur nevojë për diasporën për të mbështetur këtë kauzë.

“Sot shqiptarët duhet të dalin për Shqipërinë dhe jo për partinë. Unë nuk kam pasur nevojë që të kem diasporën që të mbroj këtë kauzë”, tha aktivisti.

Ai u ndal edhe te protestat e ditëve të fundit dhe bllokimi i disa prej rrugëve të Tiranës, duke e cilësuar këtë si një tregues të përshkallëzimit të revoltës qytetare.

“Para 3 netësh ka ndodhur gjëja më e bukur. Bllokuam rrugët e Tiranës. Policia vjen dhe bën bodyguardin. Duhet të kuptohet se sa poshtë kemi rënë, në një shtet policor”, deklaroi Murataj.

Sipas tij, protestuesit nuk kanë shkelur ligjin dhe ai kërkoi sqarime për shoqërimet dhe arrestimet e tyre.

“Protestuesit nuk kanë shkelur asnjë ligj. Nuk e dimë se pse u arrestuan ata protestues. Ata nuk bllokuan rrugë. Shqiptarët ishin në revoltë”, u shpreh ai.

Murataj argumentoi se protesta duhet të marrë një tjetër drejtim dhe bëri thirrje për përshkallëzim të mosbindjes civile.

“Duhet përshkallëzuar mosbindja civile. Si djalë i një familjeje dëshmorësh, mendoj se ka ardhur koha që të bëjmë modelin e të parëve”, tha ai.

Aktivisti theksoi gjithashtu se protesta nuk duhet të shërbejë si mjet për përfitime politike të partive, duke iu referuar edhe asaj që e cilësoi si “binomi Rama-Berisha”.

“Me këtë protestë po mundohem të përfitojnë të gjitha partitë politike, por protesta nuk do të shuhet sot. Nga sot e mbrapa, protesta do të jetë edhe më e fortë”, deklaroi Murataj.

Në përfundim, ai tha se protesta prej kohësh duhet të kishte hyrë në një fazë tjetër, duke përsëritur thirrjen për mosbindje civile.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nafta dhe benzina kapin nivele rekord, operatorët paralajmërojnë: “Rrezikohet furnizimi global me naftë”

0
Çmimet e naftës dhe benzinës në tregun vendas kanë shënuar një tjetër rritje të fortë, duke iu afruar niveleve rekord të regjistruara gjatë periudhës...

Shpërthim dhe zjarr në magazinën e armëve në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak...

0
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e së premtes në një magazinë armësh në Bullgarinë qendrore, duke shkaktuar një zjarr të madh. Autoritetet lokale kanë...

“Lamtumirë bosi im”, Elseid Hysaj në zi për humbjen e gjyshit

0
Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe familjen e tij. Futbollisti ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij,...

“Person në kërkim për vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë”, Hita zbulon detaje nga...

0
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e autoriteteve greke kundër trafikut të kokainës nga...

“Vepra, guximi dhe lidershipi i tij mbeten frymëzim”, Meta përkujton Azem Hajdarin

0
Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, ish-presidenti Ilir Meta ka përkujtuar liderin e Lëvizjes Studentore të viteve ’90. Përmes një postimi, Meta...