21.7 C
Tiranë
Sunday, September 13, 2026

Fluks i lartë në kufirin Shqipëri-Kosovë, mbi 12 mijë qytetarë hyjnë në Shqipëri përmes Morinës

Fundjava e dytë e shtatorit ka nisur me një fluks të shtuar lëvizjesh në të dyja anët e kufirit të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Pavarësisht reshjeve të shiut dhe kushteve jo të favorshme atmosferike, lëvizjet e automjeteve dhe qytetarëve kanë vijuar me intensitet të lartë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të pikave kufitare.

Fluksi më i madh është evidentuar në drejtim të Shqipërisë, ndërsa një numër i konsiderueshëm automjetesh është konstatuar që në orët e para të fundjavës edhe në pikën kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Kukës, vetëm në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë 12 mijë e 762 qytetarë të Kosovës dhe 4 mijë e 201 mjete.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Vërmicës, nga Shqipëria në drejtim të Kosovës kanë dalë 8 mijë e 130 shtetas shqiptarë, me 2 mijë e 740 mjete.

Shifrat tregojnë një lëvizje të konsiderueshme të qytetarëve dhe automjeteve në të dyja drejtimet, me fluksin më të madh të regjistruar në hyrje të Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nafta dhe benzina kapin nivele rekord, operatorët paralajmërojnë: “Rrezikohet furnizimi global me naftë”

0
Çmimet e naftës dhe benzinës në tregun vendas kanë shënuar një tjetër rritje të fortë, duke iu afruar niveleve rekord të regjistruara gjatë periudhës...

Shpërthim dhe zjarr në magazinën e armëve në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak...

0
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e së premtes në një magazinë armësh në Bullgarinë qendrore, duke shkaktuar një zjarr të madh. Autoritetet lokale kanë...

“Lamtumirë bosi im”, Elseid Hysaj në zi për humbjen e gjyshit

0
Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe familjen e tij. Futbollisti ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij,...

“Person në kërkim për vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë”, Hita zbulon detaje nga...

0
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e autoriteteve greke kundër trafikut të kokainës nga...

“Vepra, guximi dhe lidershipi i tij mbeten frymëzim”, Meta përkujton Azem Hajdarin

0
Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, ish-presidenti Ilir Meta ka përkujtuar liderin e Lëvizjes Studentore të viteve ’90. Përmes një postimi, Meta...