21.7 C
Tiranë
Sunday, September 13, 2026

Panik në fushë, Lorenc Trashi rrëzohet pas shtrëngimit në gjoks gjatë ndeshjes Besëlidhja-Korabi

Një situatë shqetësuese për shëndetin e futbollistit Lorenc Trashi është regjistruar gjatë ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Besëlidhjes dhe Korabit.

Futbollisti i vendasve, gjatë pjesës së parë, ka pësuar një shtrëngim në gjoks dhe është rrëzuar në fushë, duke shkaktuar panik te të pranishmit.

Menjëherë, stafet mjekësore të të dyja skuadrave kanë hyrë në fushë dhe janë kujdesur për ish-futbollistin e Kombëtares, i cili më pas e ka kaluar gjendjen e vështirë.

Megjithatë, është vendosur që Trashi të transportohet me urgjencë drejt spitalit, si masë paraprake për të mos rrezikuar shëndetin e tij.

Pas 6 minutash ndërprerje, skuadrat kanë marrë miratimin e mjekëve se gjithçka ishte në rregull dhe loja ka rinisur.

Në momentin e ndërprerjes, ndeshja ishte 0-1 në favor të skuadrës mike të Korabit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nafta dhe benzina kapin nivele rekord, operatorët paralajmërojnë: “Rrezikohet furnizimi global me naftë”

0
Çmimet e naftës dhe benzinës në tregun vendas kanë shënuar një tjetër rritje të fortë, duke iu afruar niveleve rekord të regjistruara gjatë periudhës...

Shpërthim dhe zjarr në magazinën e armëve në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak...

0
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e së premtes në një magazinë armësh në Bullgarinë qendrore, duke shkaktuar një zjarr të madh. Autoritetet lokale kanë...

“Lamtumirë bosi im”, Elseid Hysaj në zi për humbjen e gjyshit

0
Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe familjen e tij. Futbollisti ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij,...

“Person në kërkim për vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë”, Hita zbulon detaje nga...

0
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e autoriteteve greke kundër trafikut të kokainës nga...

“Vepra, guximi dhe lidershipi i tij mbeten frymëzim”, Meta përkujton Azem Hajdarin

0
Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, ish-presidenti Ilir Meta ka përkujtuar liderin e Lëvizjes Studentore të viteve ’90. Përmes një postimi, Meta...