21.7 C
Tiranë
Sunday, September 13, 2026

Nga djegia e makinës te atentati në Selanik,si u arratis Gentian Çipi nga spitali në Greqi

Gentian Çipi, lindur në Korçë dhe banues në Dishnicë, është 41-vjeçari shqiptar që u arratis mbrëmjen e djeshme në mënyrë spektakolare nga spitali i Serres në Greqi. Çipi rezulton me precedentë penalë si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi, ndërsa ndaj tij janë ngritur akuza për vepra të ndryshme kriminale.

Në Shqipëri, Gentian Çipi është dënuar në korrik 2024 me 2 vite burgim për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim dhe në rrethana rënduese. Fillimisht ai ishte hetuar nën masën “Arrest në burg”, por më pas Gjykata e kishte zbutur masën në “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Garancia pasurore”.

Çipi ishte akuzuar për djegien e një automjeti më 24 prill 2023, në lagjen 13, në rrugën “Loni Grazhdani” në Korçë.

Më herët, në janar 2023, në kuadër të operacionit “Fijet”, policia e kishte proceduar pasi pranë banesës së tij ishin gjetur kamera të vendosura në mënyrë të paligjshme.

Por aktiviteti i tij kriminal, sipas autoriteteve, nuk është kufizuar vetëm në Shqipëri.

Më 3 shtator 2024, Gentian Çipi hapi zjarr në Pylaia të Selanikut, duke tentuar të vriste një 25-vjeçar grek jashtë një kantine. I riu u qëllua me tre plumba, por arriti t’u mbijetojë plagëve. Pas ngjarjes, Çipi arriti të largohej nga vendi.

Policia greke arriti ta identifikonte dhe, në shtator 2025, organizoi një operacion për kapjen e tij. Gjatë operacionit u arrestuan edhe Enea Basholli, 31 vjeç, dhe Kleo Topa, 24 vjeç, të dy nga Korça.

Sipas policisë greke, Gentian Çipi rezulton të jetë kreu i një grupi kriminal që merret me trafik droge dhe veprime të dhunshme.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre në Selanik, Çipi dhe Topa nuk iu bindën urdhrit të policisë. Ata shtuan shpejtësinë e automjetit me të cilin lëviznin dhe kryen manovra të rrezikshme, duke përplasur edhe një automjet policie.

Dyshja braktisi më pas makinën dhe u largua në këmbë, por u kap nga autoritetet greke.

Pak orë më vonë, në zonën e Halkidikisë, në pranga ra edhe Enea Basholli.

Gjatë kontrolleve të policisë greke u gjetën dhe sekuestruan një kallashnikov me 30 fishekë, tre pistoleta, një silenciator, rreth 31 kilogramë marijuanë, një pasaportë false, një patentë false, 23 mijë e 350 euro, telefona celularë dhe tre automjete.

Arratisja e fundit nga spitali i Serres e rikthen Gentian Çipin në qendër të vëmendjes së autoriteteve greke, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nafta dhe benzina kapin nivele rekord, operatorët paralajmërojnë: “Rrezikohet furnizimi global me naftë”

0
Çmimet e naftës dhe benzinës në tregun vendas kanë shënuar një tjetër rritje të fortë, duke iu afruar niveleve rekord të regjistruara gjatë periudhës...

Shpërthim dhe zjarr në magazinën e armëve në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak...

0
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e së premtes në një magazinë armësh në Bullgarinë qendrore, duke shkaktuar një zjarr të madh. Autoritetet lokale kanë...

“Lamtumirë bosi im”, Elseid Hysaj në zi për humbjen e gjyshit

0
Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe familjen e tij. Futbollisti ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij,...

“Person në kërkim për vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë”, Hita zbulon detaje nga...

0
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e autoriteteve greke kundër trafikut të kokainës nga...

“Vepra, guximi dhe lidershipi i tij mbeten frymëzim”, Meta përkujton Azem Hajdarin

0
Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, ish-presidenti Ilir Meta ka përkujtuar liderin e Lëvizjes Studentore të viteve ’90. Përmes një postimi, Meta...