26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Qeveria jep dritën e gjelbër për disa subjekte kazinoje në vend/ Njëra prej tyre në Vlorë

Qeveria ka dhënë dritën e gjelbër për disa subjekte kazinoje në vend, duke e çuar numrin e tyre deri tani në tre.

Zhvillimi i tyre erdhi, pasi qeveria më herët miratoi zonën ku mund të hapeshin kazinotë në kryeqytet dhe më pas bëri njoftimin për dorëzimin e kërkesave nga subjektet e interesuara (aplikimet u mbyllën në 23 tetor 2020).

Së fundmi Tiranës i është shtuar kazinoja e dytë në një hotel me 5 yje. Royal Eagle Casino e vendosur në MAK Albania.

Kompania DR Gaming Technology™ e cila ka bërë sigurimin e sistemeve dhe zgjidhjeve të xhekpotit për të dyja kazinotë në Tiranës jep detaje në faqen e saj lidhur me atë se çfarë ju është ofruar. Kazinoja Royal në Sheshin Italia ka hapur dyert në qershor të këtij viti sipas publikimeve të bëra nga kompania që siguroi teknologjinë.

Më herët ishte Grand Casino Tirana e hapur në gusht 2020 në Maritim Plaza Hotel e cila nisi aktivitetin duke ofruar lojëra elektronike, makineri slot, ruletë elektonike lojëra live, ruletë amerikane apo poker.

Kazinoja e tretë dhe më e fundit është hapur në qytetin e Vlorës në një tjetër strukturë me 5 yje. Bëhet fjalë për Marina Bay. Kjo e fundit ka marrë brandin e Maritim duke garantuar kështu kushtin që lidhet me markat e mirënjohura ndërkohë që është e vendosur në një zonë turistike siç është Vlora.

Kazinotë e kësaj natyre sikurse janë tre të fundit të hapura në vend, për të marrë licencën përveç disa kushteve që duhet të plotësojnë aksionerët parashikon edhe pagesën e një shume prej 1 miliardë lekësh.

Në 31 dhjetor 2018 qeveria vendosi mbylljen e kazinove elektronike, basteve sportive, bastet për garat në pistë, sallat e bingove dhe lojërat e fatit elektronike në distance (online). Të vetmet që u lanë në këtë fushë ishin kazinotë në hotele me 5 yje ndërkohë që kazinoja e vetme që kishte një licencë 10 vjeçare Regency (Parku Rinia, tek Tajvani) iu la kohë deri në mbarimin e afatit.

Bingot televizive si dhe Lotaria Kombëtare mund të vijonin aktivitetin brenda kornizës ligjore. Por teksa për disa vite pati një lloj harresë të sektorit, të paktën formalisht pasi në mënyrë informale lojërat e fatit kanë lulëzuar (këtë e tregojnë edhe raportet e vazhdueshme të policisë).

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...