11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator/ Ministrja e Arsimit: “Që të mos na përsëritet situata e vitit të kaluar, zgjidhja e vetme është vaksinimi i mësuesve dhe administratës”

Viti i ri shkollor në Kosovë pritet të fillojë më 1 shtator, me pjesëmarrje fizike të nxënësve në institucionet shkollore dhe me orar të rregullt, tha të hënën ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Pjesa më e madhe e vitit të kaluar shkollor në Kosovë, por edhe në vende të tjera, është zhvilluar në distancë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Nagavci tha se “të gjitha studimet” kanë treguar se pasojat te fëmijët, për shkak të mbylljes së shkollave, “kanë qenë të mëdha”.

“Për më tepër, është konstatuar se mbyllja e shkollave vitin e kaluar ka shkaktuar pengesa në qasjen në mësim të rregullt, por edhe pasiguri e stres te mësimdhënësit në aplikimin e metodave për mbështetjen e nxënësve për edukimin në distancë”, tha Nagavci përmes një postimi në Facebook.

“Në mënyrë që të mos na përsëritet situata e vitit të kaluar, zgjidhja e vetme është vaksinimi i mësimdhënësve dhe punonjësve administrativë”, tha ajo.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më 20 gusht, janë vaksinuar mbi 55,000 pjesëtarë të stafit arsimor në Kosovë, përfshirë këtu mësimdhënës në arsimin parauniversitar, në arsimin e lartë, por edhe studentë.

Numri i mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës është mbi 23,000, por nuk është e qartë se sa prej tyre janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur dukshëm numri i të infektuarve me koronavirus, përfshirë këtu edhe fëmijët.

Të hënën, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë konfirmuar 16 raste të reja me koronavirus në mesin e fëmijëve të moshës 0 deri në 9 vjeç dhe 112 raste të reja te grup-mosha 10 deri në 19 vjeç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...