30 C
Tiranë
Sunday, September 20, 2026

90 steka cigare kontrabandë në autobusin Tiranë–Athinë, procedohen drejtuesi dhe një person tjetër

90 steka cigare kontrabandë janë zbuluar në një autobus të linjës Tiranë–Athinë gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Kakavijës.

Kontrolli është zhvilluar në orët e para të mëngjesit, ndërsa sipas të dhënave paraprake, cigaret dyshohet se ishin fshehur në hapësira të mbyllura të autobusit, në përpjekje për t’iu shmangur kontrollit doganor.

Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur gjithashtu disa çanta me veshje, për të cilat nuk disponoheshin faturat e blerjes dhe dokumentet përkatëse të zhdoganimit.

Për rastin, policia ka nisur procedimin penal ndaj drejtuesit të autobusit dhe një personi tjetër përgjegjës për mjetin.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse në rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Në kuadër të hetimeve pritet të verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në pikën kufitare të Kakavijës, komunikimet telefonike të personave nën hetim, si dhe roli i punonjësve të doganës që kanë qenë në shërbim në momentin e kalimit të autobusit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...