Mbështetja publike e këngëtares Fifi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, mes tyre edhe komente fyese dhe provokuese në gjuhën serbe.
Përballë këtyre reagimeve ka dalë partneri i këngëtares, Adis Patushi, i cili ka reaguar publikisht në mbrojtje të saj.
Përmes një InstaStory, Adisi ka publikuar një screenshot nga seksioni i komenteve në profilin e Fifit, ku shihen disa prej mesazheve të shkruara në gjuhën serbo-kroate.
Krahas pamjes, ai ka reaguar me tone të ashpra ndaj personave që kishin lënë komentet.
“Ju serbëve ju qr… Sidomos ju që komentoni”, ka shkruar Adisi, duke iu drejtuar drejtpërdrejt komentuesve.
Reagimet ndaj Fifit vijnë pas qëndrimeve të saj të fundit në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, në një periudhë kur vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ka shkaktuar debat dhe reagime të shumta edhe në rrjetet sociale.
Adis Patushi, i cili herë pas here reagon publikisht për çështje që lidhen me partneren e tij, këtë herë zgjodhi të publikonte komentet dhe t’u përgjigjej personave që i kishin shkruar Fifit.





