Saimir Kodra është prej vitesh një nga emrat e njohur të televizionit shqiptar, ndërsa motra e tij, Dona Kodra, ka zgjedhur të qëndrojë larg ekranit dhe vëmendjes mediatike.
Megjithatë, Dona ka tërhequr herë pas here interesin e publikut përmes rrjeteve sociale. Ajo ka pasur edhe një eksperiencë të shkurtër në botën e artit, kur disa vite më parë u shfaq në një videoklip të këngëtarit Elgit Doda.
Në një prej intervistave të saj të rralla, Dona ka folur për marrëdhënien me të vëllain, duke treguar se pas imazhit të tij të drejtpërdrejtë në ekran fshihet një raport shumë i afërt mes tyre.
“Saimiri është shumë mbështetës. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë. Saimiri është një natyrë e rreptë me të tjerët, por me mua është një dashuri e vërtetë”, është shprehur ajo.
Dona nuk e ka fshehur krenarinë për karrierën e të vëllait, por njëkohësisht ka theksuar dëshirën për të ruajtur identitetin e saj dhe për të mos u prezantuar vetëm si motra e Saimir Kodrës.
“Unë krenohem me atë, kam një mrekulli që ma ka falur Zoti, por nuk e përmend shpesh sepse kam identitetin tim”, ka treguar Dona.
Në të kaluarën, ajo kishte shprehur edhe dëshirën për t’u bërë pjesë e ekranit. Megjithatë, ndryshe nga Saimiri, i cili vijon prej vitesh angazhimin në media, Dona nuk e ndoqi më tej këtë rrugë.
Ajo ka preferuar një jetë më të rezervuar, larg televizionit dhe ekspozimit publik. Pavarësisht kësaj, daljet e saj të rralla vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.





