Një sherr në Pogradec ka degraduar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një person.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Proptisht të Mokrës.
Mësohet se i plagosuri ka marrë një plagë të lehtë në shpatull. Ndërkohë, efektivët e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar personat e përfshirë.





