Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Rrugën e Voskopojës, në Korçë.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti ende nuk dihen, ndërsa mbetet e paqartë edhe gjendja shëndetësore e të lënduarve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.





