21.5 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë: kontrolle edhe në banesat e Proda dhe Hysenit

Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të arrestuar është edhe biznesmeni durrsak Embro Sulejmani, i njohur si administratori i agroturizmit “Kodra e Kuajve”.

Për Sulejmanin, SPAK ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”, e cila është miratuar nga GJKKO. Ai është vënë në pranga këtë të martë.

Sulejmani dyshohet se ka punuar si administrator në një lokal në bllokun qeveritar dhe, sipas të dhënave të bëra publike, dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi, me qëllim fshehjen e gjurmëve që tregonin frekuentimin e këtyre ambienteve.

Paralelisht, agjentët e BKH-së kanë zhvilluar kontrolle në disa banesa në Tiranë, si dhe në zonën e Shkozetit në Durrës.

Kontrollet janë kryer edhe në banesat e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Sipas të dhënave të bëra publike, dy prokurorët e çështjes, Bledar Maksuti dhe Altin Dumani, kanë kërkuar një sërë masash sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe persona të lidhur me hetimin.

Mes masave të miratuara është edhe “arresti në shtëpi” dhe pezullimi nga detyra për Vlora Hysenin.

Ndërkohë, në pranga ka përfunduar edhe Fatjon Kalluci, shef i Laboratorit Shkencor të Policisë së Shtetit. Për të është caktuar masa “arrest në burg”, e cila është ekzekutuar mëngjesin e sotëm.

Hetimet e SPAK vijojnë për të zbardhur lidhjet dhe rolin e personave të përfshirë në dosjen që po hetohet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...

Vlora Hyseni ndalohet në Vërmicë, burimet: “Qëndroi gjatë ditës në Kosovë dhe u dorëzua...

0
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, është ndaluar ditën e djeshme në pikën kufitare të Vërmicës, bëjnë të ditur burime të...

Aksident në Rrugën e Voskopojës në Korçë, tre persona të lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Rrugën e Voskopojës, në Korçë. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të...

Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari pasi rrëzohet me motomjet

0
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë. Një 50-vjeçar, i identifikuar si Shkëlqim Gjoni, ka humbur...