Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në Brazil, ku një nënë dhe vajza e saj 28-vjeçare humbën jetën nga kanceri me vetëm 10 orë diferencë.
Cibele Marchis, 28 vjeçe, ndërroi jetë të enjten rreth orës 16:00 në një spital në Mogi Guaçu. Vetëm 10 orë më vonë, rreth orës 02:00 të së premtes, humbi jetën edhe nëna e saj, Maria Elisabete Nogueira, 56 vjeçe, e cila ndodhej e shtruar në një tjetër spital të qytetit.
Cibele ishte diagnostikuar në vitin 2024 me një formë të rrallë dhe agresive të kancerit, e cila kishte nisur në gjëndrën mbiveshkore.
Gjatë betejës me sëmundjen, 28-vjeçarja iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve me kimioterapi. Pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore, ajo vijoi të punonte dhe të ndante publikisht momente nga përballja e saj me kancerin.
Vdekja e saj dhe e nënës, me vetëm pak orë diferencë, ka tronditur familjarët dhe të afërmit, duke e bërë tragjedinë veçanërisht të rëndë për familjen.





