28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos të mos ndyshojë masat kufizuese për të luftuar koronavisurin

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos ndyshojë masat kufizuese për të luftuar koronavisurin.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, deklaroi se do të vijojnë të mbeten në fuqi masat që janë, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë.

Sipas numrit dy të MSH, nëse këto masa zbatohen dhe nëse vijon vaksinimi me ritme të larta, situata me virusin do të mbahet nën kontroll dhe do të parandalohet një valë tjetër infeksioni.

“Në krahasim me vitin e kaluar numri i të shtruarve është ndjeshëm më i ulët. Situata është më e kontrolluar dhe këtyre indikatorëve i përgjigjet mirë niveli i masave që ne kemi në fuqi, problem është zbatimit i tyre.Mendimi është që situata mund të kontrollohet duke mbajtur të njëjtat masa por duke i zbatuar ato dhe intensifikimi i vaksinimit”.

“Numri i të infektuarve është ndjeshëm i shtuar dhe shkaku është prania e variantit Delta. Numri i të infektuarve të pavaksinuarve është 32 herë më i lartë se i të vaksinuarve. Ata që janë me forma të rënda të shtruara në spitale shumica janë të pavaksinuar. Në krahasim me vitin e kaluar, numri i të shtruarve në spitale është ndjeshëm më i ulët. Një vit më parë kemi pasur të mbushur plot Covid-1 dhe mbi gjysmën e kapacitet të mbushur te Covid-2. Problem është zbatimi i masave, që kemi në fuqi. Situata mund të kontrollohet, duke mbajtur të njëjtin nivel masash, por duke i zbatuar.

Masat qe mbeten ne fuqi:

1-Detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura dhe aty ku nuk sigurohet distancomi social

2-Grumbullimi jashtë deri në 50 persona, duke respektuar rregullat e distancomi social dhe protokollet

3-Ora policore 24-6. Muzika e lejuar deri në 23

4-Lejohen kampionatet deri në 30% të kapaciteteve.

Ne mendojmë se nëse këto protokolle zbatohen me rigorozitet dhe nëse vazhdojmë të vaksinohemi, situata mbahet nën kontroll. Vaksinimi dhe zbatimi i masave janë të vetmet mënyra që ne mundet të kontrollojmë infeksionin dhe të mos përballemi me valë të tjera”, tha zv.ministrja Rakacolli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...