24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Paralajmërime për sulme terroriste në aeroportin e Kabulit, vendet po nxitojnë për të evakuar njerëzit deri në 31 gusht

Një numër i caktuar kombesh janë të mendimit se ekziston mundësia e një sulmi terrorist në aeroportin e Kabulit dhe kanë paralajmëruar qytetarët e tyre për të mos udhëtuar atje.

Australia, SHBA dhe Britania e Madhe janë shtetet që kanë lëshuar këtë paralajmërim për qytetarët e tyre. Ata që tashmë janë jashtë aeroportit këshillohen të largohen menjëherë nga zona.

Deri më tani, më shumë se 82 mijë njerëz janë evakuuar nga Afganistani. Vendet po nxitojnë në procesin e evakuimit para datës 31 gusht, datë kjo e caktuar si afati i fundit nga talebanët.

Vendet po nxitojnë për të evakuuar njerëzit deri në 31 gusht.

Mijëra persona janë ende duke pritur brenda dhe jashtë aeroportit, duke shpresuar të largohen.

Të enjten, ministrja australiane për Punët e Jashtme, Marise Payne, tha: “Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm dhe shumë i lartë i një sulmi terrorist”. Gjithashtu edhe Mbretëria e Bashkuar lëshoi këshilla të ngjashme duke u kërkuar njerëzve atje “të largohen në një vend të sigurt dhe të presin këshilla të mëtejshme “. Zyra e Jashtme tha se situata e sigurisë në Afganistan “mbetet e paqëndrueshme” duke shtuar se kishte “një kërcënim të vazhdueshëm dhe të lartë të një sulmi terrorist”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...