20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Përkeqësohet gjendja e sigurisë në aeroportin e Kabulit/ A do ketë evakuime civile pas 31 gushtit?

Në aeroportin e Kabulit gjendja e sigurisë po përkeqësohet, pas kërcënimeve për sulme terroriste. Njerëzve u bëhet thirrje të mos vijnë në aeroport. Ndërkohë pyetja shqetësuese është, a do ketë evakuime pas 31 gushtit?

Pak ditë para fundit të evakuimeve ushtarake nga aeroporti i Kabulit, gjendja duket se po ashpërsohet. Ambasada gjermane në Afganistan dhe vende të tjera kanë paralajmëruar nga rreziku i terrorit rreth aeroportit të Kabulit. “Për shkak të rrezikut të sigurisë para portave të aeroportit të Kabulit, ne i këshillojmë qytetarët amerikanë të mos vijnë në aeroport dhe të mënjanojnë portat e aeroportit”, bëri të ditur edhe ambasada amerikane natën e së enjtes, pa e konkretizuar rrezikun e sigurisë.

Qytetarët amerikanë, që ndërkohë gjenden në Abbey Gate, East Gate oder North Gate duhet ta lenë “menjëherë” këtë territor, paralajmëroi ambasada amerikane. Edhe qeveria britanike u kërkoi qytetarëve të saj të shkojnë në një vend të sigurtë dhe të presin për udhëzime të tjera.

opennews.al

Bundeswehri kishte raportuar që të martën, se gjithnjë e më shumë atentatorë vetëvrasës të organizatës terroriste “Shteti Islamik” po lëvizin në Kabul. Edhe presidenti amerikan, Joe Biden ishte shprehur pak a shumë kështu. Praktikisht përditë ka përpjekje nga dega lokale e IS-it për të sulmuar aeroportin, deklaroi ai. Milicia terroriste është “armike e deklaruar” edhe e talibanëve militantë islamistë.

Fluturimet e fundit

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer u shpreh për rritjen e presionit të kohës, sipas pikëpamjes gjermane. Hapësira kohore për evakuime, e cila nuk u konkretizua, po zvogëlohet gjithnjë e më shumë, tha ministrja gjermane për televizionin ZDF, “sepse kërcënimi i sigurisë për shkak të rrezikut të atentateve terroriste po bëhet gjithnjë e më i madh për ata që do duhet të evakuohen, por edhe për ushtaret e ushtarët.”

opennews.al

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer

Sipas revistës gjermane “Der Spiegel” që të enjten pritet fluturimi i fundit i evakuimit nga Bundeswehri. Të enjtën në mëngjes u nis nga Tashkenti në drejtim të Kabulit një avion i ushtrisë gjermane. Deri më tani janë evakuuar gati 5200 vetë nga Afganistani, sipas Bundeswehrit.

Mundësi civile evakuimi

Qeveria gjermane shpreson që të negociojë me talibanët radikalë-islamikë mundësi civile të evakuimit nga Afganistani, edhe pas përfundimit të urës së shpëtimit nga ajri. Minstri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Niels Annen, (SPD) u shpreh për gazetat “Funke Mediengruppe” të enjten, se është “për të ardhur keq që nuk mund ta vazhdojmë më urën nga ajri.” Por sipas Annen, “qeveria gjermane që nga fillimi i evakuimit ka kërkuar në disa nivele për zgjidhje paralelisht me urën nga ajri.” Për këtë jemi në bisedime me talibanët në Doha dhe vendet fqinje të Afganistanit, si Pakistani për të vazhduar evakuimet në bazë civile edhe pas 31 gushtit, tha ai.

opennews.al

SHBA ndërkohë i qëndron tërheqjes së trupave deri më 31 gusht, që nënkupton edhe fundin e fluturimeve të ushtrisë gjermane. Edhe Turqia ka filluar të tërheqë trupat nga Afganistani. Më parë ishte thënë, se trupat turke do të sigurojnë aeroportin e Kabulit edhe përtej misionit të NATO-s. Nuk dihet ende saktë, nëse njerëzit mund të udhëtojnë nga aeroporti i Kabulit edhe pas datës 31 gusht. Talibanët kanë siguruar, se do të mundësojnë largimin në siguri të njerëzve edhe përtej 31 gushtit, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Edhe sipas të dhënave të qeverisë gjermane, talibanët kanë premtuar se do të lejojnë largimin e afganëve pas 31 gushtit. Por realiteti do të duket pas 31 gushtit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...