19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Për çfarë e përdorin shqiptarët internetin, rekordin në rajon e mban Kosova

30% e individëve që kanë përdorur internetin në vend në 2018-n e kanë bërë këtë për të luajtur apo për të shkarkuar lojëra, afër mesatares europiane prej 34%, sipas një raporti të fundit të Eurostat për argëtimin online për vendet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në krahasim me vendet e tjera Shqipëria renditet e 23-a, nga 33 shtete. Shtetasit e Kosovës janë më të prirur që të shpenzojnë kohë në internet duke luajtur, në raport me gjithë shtetet e tjera të rajonit. Po sipas Eurostat, në vitin 2020, ata renditeshin të shtatët në Europë, pas Islandës, me 40% të individëve që përdorën internetin në tre muajt e fundit për të luajtur apo për të shkarkuar lojëra. Më të pa interesuarit për të shpenzuar kohë në internet duke luajtur janë serbët (21%) dhe boshnjakët (20%).

Kur vjen puna te përdorimi i internetit për të parë TV, apo video, shqiptarët renditen të parafundit në Europë, me vetëm 41% të përdoruesve (nga 74% që është mesatarja europiane). Sërish Kosova është e para në rajon, me 81%, Mali i Zi dhe Serbia me 70%, Bosnja me 60%.

Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se 57% e shqiptarëve e përdorin internetin për të lexuar lajme online ose gazeta (nga 75% që është mesatarja europiane). Përdorimi më i lartë është për të dëgjuar muzikë, me 67%, e vetmja tendencë më e lartë se mesatarja europiane prej 61%.

Tendenca në Bashkimin Europian

Në BE në 2020, 75% e individëve të moshës 16 deri në 74 vjeç që përdornin internetin në 3 muajt e mëparshëm lexuan faqe lajmesh në internet, gazeta dhe revista lajmesh, ndërsa 74% shikonin TV ose video të transmetuara në internet.

Përqindjet ishin më të ulëta për të dëgjuar muzikë (61%) dhe luajtur ose shkarkuar lojëra (34%).
Holanda dhe Qipro regjistruan peshën më të madhe të njerëzve që përdorën internetin për TV ose video (të dy 95%), e ndjekur nga Finlanda dhe Malta (të dyja 93%). Përqindjet më të ulëta janë vërejtur në Rumani (37%) dhe Bullgari (44%).

Holanda kishte pjesën më të lartë të individëve që luanin ose shkarkonin lojëra (56%). Malta dhe Danimarka vijuan me 47% secila). Në Bullgari dhe Poloni, ishte pesha më e ulët, nën 20%.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...