21 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Mbërrin në Shqipëri grupi i dytë me 95 qytetarë afganë nga Kabuli, mes tyre edhe dy foshnje

Një grup i dytë prej 95 qytetarësh afganë mbërritën në Shqipëri para mesnatës të të shtunës me një fluturim të drejtpërdrejtë nga aeroporti i Kabulit. Midis tyre kishte edhe dy foshnje.

Ky është grupi i dytë me afganë që vijnë në Shqipëri, pas atij të parit prej 121 personash që mbërriten mëngjesin e së premtes.

Ata i priti në aeroport kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Fillimisht qytetarët afganë do t’i nënshtrohen kontrolleve mjeksore, ku më pas pritet të strehohen përkohësisht në konviktet e Qytetit Studenti.

Pak kohë pas avionit të dytë mbërriti edhe një grup i tretë me 60 qytetarë afganë me një avion, që erdhi nga Doha.

“Deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre”, shkruante ministrja Xhaçka ne postimin e saj në rrjetet sociale teksa transmetoi pamjet e pritjes së fluturimit te trete.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...