26.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim pret qytetarët afganë në aeroportin e Rinasit/ “Duam t’ju urojmë mirëseardhjen, faleminderit që jeni këtu”

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka qenë gjatë natës në Rinas ku iu ka uruar mirëseardhjen në vendin tonë qytetarëve afganë, që u detyruan të linin atdheun pasi talebanët morën në dorë pushtetin e tyre.

Ambasadorja ngjitet në bordin e avionit brenda të cilit ishin 60 afganë, ndërsa ka bërë prezantimin e saj përmes telefonit.

Ajo theksoi se këta qytetarë do të ndihmoheshin, ndërkohë që ishte në shoqërinë e ministres Olta Xhaçka. “Përshëndetje, unë jam Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Shqipëri. Jam këtu me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe duam t’ju urojmë mirëseardhjen. Kryeministri i vendit, Edi Rama është poshtë duke pritur t’ju urojë mirëseardhjen, faleminderit që jeni këtu”, tha Yuri Kim.

Në një postim në Twitter në orët e para të së shtunës, diplomatja amerikane Yuri Kim thotë se në grupin e dytë të afganëve që mbërritën në vendin tonë ka fëmijë, gra të të  gjitha profesioneve, gazetarë e aktivistë.

Kim falenderon Shqipërinë për punën që po bën për të larguar “njërëzit nga e keqja.”

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...