5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Grupmoshat që udhëtojnë më shumë jashtë vendit, kryesojnë të rinjtë dhe 55-vjeçarët

Turizmi dhe udhëtimet kanë nisur të marrin një trajtë të mirëfilltë në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. Heqja e vizave me Bashkimin Europian dhe ndryshimi i këndvështrimit të turizmit nga drekat në bregdet, tek udhëtimet jashtë vendit në qytete dhe në natyre ka rritur udhëtimet për qëllime argëtimi në popullsinë shqiptare.

Por ata që udhëtojnë më shumë jashtë vendit janë grup-moshat e reja të popullsisë nga 25-34 vjeç. Sipas të dhënave të INSTAT, kjo grup-moshë në vitin 2019 realizoi 21 për qind të udhëtimeve totale nga gjithë popullsia. Trendi i të rinjve për të udhëtuar ka pësuar rritje. Një pjesë e të rinjve në këtë grup moshë kanë nisur të sigurojnë të ardhurat e para nga puna, ndërkohë që nuk ka marrë ende përgjegjësi për të krijuar familje, kështu që udhëtimet zëne një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve të tyre.

Grupi i dytë që udhëton më shumë jashtë vendit është popullsia 55-64 vjeç, dhe realizon 17.3 % të udhëtimeve gjithsej. Në këtë grup-moshë zakonisht përfundojnë detyrimet familjare, ndërkohë që problemet me shëndetin ende nuk mund të shndërrohen në pengesë për udhëtime.

Grupi i tretë që udhëton jashtë më shumë janë personat e moshës 45-54 vjeç me 16.2 për qind të udhëtimeve gjithsej. Kjo grup-moshë është në kulmin e produktivitetit dhe zakonisht një pjesë e udhëtimeve në këtë grup bëhen edhe për qëllime pune.

46% e udhëtimeve jashtë Shqipërisë bëhen për pushime dhe kohë e lirë; 37.5% për vizita tek të afërm dhe miq, ndërsa vetëm 8% udhëtojnë për arsye biznesi. Pesha e personave që udhëtojnë për biznes pothuajse u përgjysmua në 2019-n, teksa një vit më parë ishte 15%.

Sipas INSTAT, analizimi i udhëtimeve sipas gjinisë së udhëtarit, në vitin 2019, na tregon se përqindjet më të larta të udhëtimeve brenda Shqipërisë janë kryer nga udhëtaret femra (51,4 %), ndërsa udhëtimet jashtë Shqipërisë janë kryer më shumë nga udhëtarët meshkuj (52,8 %).

Nëse do të analizojmë shpërndarjen e udhëtimeve sipas kohëzgjatjes së netëve të qëndrimit, udhëtimet e shkurtra (1-3 netë) në Shqipëri zënë një peshë më të madhe (68,8 %) se udhëtimet e gjata (4+ netë).Ndryshe paraqitet situata për udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë ku peshën më të madhe të tyre e zënë udhëtimet e gjata (71 %).

Në vitin 2019, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë) të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 5.350.604. Numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera është 5,5 netë.

Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 95,1 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 4,9 % të tyre. Mesatarisht në vitin 2019 një individ në Shqipëri ka kryer 2,3 udhëtime.

Përqendrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt: Gusht (12,9 %), Mars (10,7 %), Qershor (9,9 %), Dhjetor (9,6 %) dhe Korrik (9,4 %).

Në vitin 2019, destinacionet më të preferuara për udhëtime për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri janë qarqet: Tiranë (28,5 %), Korçë (12,3 %), Vlorë (11,6 %) dhe Durrës (10,3 %).

Në udhëtimet e kryera jashtë Shqipërie përqindjet më larta janë regjistruar në: Greqi (6,6 %), Itali (5,5 %) dhe Kosovë (1,3 %).

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...