9.5 C
Tiranë
Thursday, February 12, 2026
spot_img

Vrasja tronditëse e18-vjeçares nga Kosova/ Avokati zbardh detaje të reja: “Krivaqa është person i dhunshëm, nuk i ka kërkuar falje familjes së 18-vjeçares”

Detaje të tjera tronditëse janë publikuar në lidhje me dhunën barbare deri në vdekje të 18-vjeçares nga Kosova, Marigona Osmani.

Avokati i familjes Osmani në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” thotë se Dardan Krivaqa ishte një person i dhunshëm. Mbi të rëndojë shumë akuza të rënda, numërohen rreth 135 të tilla. Sipas avokatit, këtë gjë e ka pranuar edhe shoku i tij, i cili mori pjesë në krim.

“Që është person i dhunshëm, këtë gjë e ka paraqitur dhe shoku i tij, kur ka dhënë deklaratën në polici. Ai ka thënë se ka qenë i dhunshëm ndaj bashkëshortes së vetë. Ai ka thënë në polici se e ka parë dhunën, por nuk ka dashur të ndërhyjë në marrëdhëniet bashkëshortore. Ndërsa bashkëshorti i Marigonës nuk ka folur në polici, ka vendosur të mbrohet në heshtje. Ai nuk i ka kërkuar falje familjes së 18-vjeçares, nuk është deklaruar fare”, u shpreh avokati.

Më tej avokati shton se prania e Arben Sejdiu në banesën e Krivaqes eshte e dyshimte, megjithate do të presin edhe deklaratën e dytë të tij, ku pritet të japë të tjera informacione në lidhje me krimin.

“Prania e tij në banesë është e dyshimtë, por nuk mund të paragjykojmë. Kam besimin e plotë të prokuroria dhe hetuesit. Ai jeton jashtë në fakt, në Zvicër. Ai është i martuar në Zvicër dhe ka ardhur për pushime, nuk e di akoma pse ka qenë në shtëpinë e tyre. Ai thotë se e kanë dërguar vajzën në spital, pasi mendonin se kishte ende shenja jete. Ata kanë thënë se kanë një vajzë në rrezik për jetën dhe janë larguar nga spitali. Në momentin që është dorëzuar te dera e spitalit e reja, janë hapur kamerat e sigurisë dhe janë publikuar fotografitë e autorëve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Guardia di Finanza shkatërron rrjetin shqiptar të trafikimit të kokainës në Itali

0
Autoritetet italiane, përmes Guardia di Finanza, kanë shkatërruar një rrjet shqiptar të trafikimit të kokainës me bazë në Foligno. Operacioni rezultoi me 7 arrestime,...

Anila Bisha padit qeverinë dhe AKSHI-n për përdorimin e imazhit të saj në ministresën...

0
Aktorja Anila Bisha ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative kundër Këshillit të Ministrave, kompanisë Apel shpk, AKSHI-së dhe kryeministrit Edi Rama. Padia lidhet...

Von der Leyen: Evropa duhet të bëhet “gjigant global”, të heqë pengesat për bizneset

0
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se Evropa duhet të eliminojë pengesat e brendshme për të forcuar konkurrueshmërinë dhe për t’u...

Berisha denoncon dhunën ndaj gazetarëve dhe protestuesve: “Barbari e vërtetë”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër pas protestës së mbrëmshme, duke dënuar dhunën ndaj gazetarëve dhe demonstruesve. Ai tha se ngjarjet janë...

Berisha akuzon Ramën: Snajperë qëlluan protestuesit, Sokol Bizhga përgjegjës

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama dhe oficerin e lartë të policisë, Sokol Bizhga, për dhunën ndaj protestuesve të...