12.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Shqipëria në krye të listës së vendeve të Europës me më shumë festa zyrtare në kalendarin e tyre

Shqipëria renditet në krye të listës së vendeve të Europës të cilat kanë më shumë festa zyrtare në kalendarin e tyre, e për rrjedhojë, edhe më shumë ditë pushimi për administratën.

Në kalendarin e festave për vitin 2021 të publikuar nga Banka e Shqipërisë janë plot 14 ditë festive. Në të gjitha këto festa të gjitha institucionet janë të mbyllura dhe ditë pushimi për administratën publike, e cila është ndër kategoritë më fatlume në Shqipëri në këtë aspekt, pasi në sektorin privat puna vazhdon edhe përtej festave zyrtare. Por privilegjet e administratës publike shkojnë deri aty sa në rastet kur festat zyrtare bie në ditët e pushimit javor, e shtunë ose e diel, dita e pushimit shtyhet dhe dita e hënë është automatikisht ditë pushimi.

Nëse i hedhim një sy kalendarit të këtij viti, deri më sot janë konsumuar 10 ditë pushimi, ndërsa mbeten edhe 4 të tjera. Konkretisht, administrata publike do të jetë pushim më datat 28 dhe 29 nëntor, Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë dhe Dita e Çlirimit; data 8 dhjetor Dita Kombëtare e Rinisë dhe 25 dhjetor Krishtlindjet.

Shqiptarët festuan dy ditët e para të vitit me rastin e festës së ndërrimit të viteve. Pushimit administrata iu rikthye më 14 mars, me rastin e Ditës së Verës, ndërsa po në të njëjtin muaj, më datë 22 mars, festoi edhe Ditën e Nevruzit.

E diela e Pashkëve Katolike më datën 4 prill riktheu pushimin, ndërsa maji nisi me Festën e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve më datë 1 dhe në datën dy administrata festoi të Dielën e Pashkëve Ortodokse, për të vazhduar më datën 13 me Festën e Bajramit të Madh. Administrata iu rikthye pushimit për shkak të festave zyrtare më datën 20 korrik me rastin e ditës së Kurban Bajramit. Në Europë, Shqipëria është ndër ato vende që ka më shumë ditë zyrtare pushimi. Greqia dhe Italia kanë përkatësisht nga 12 ditë. Mali i Zi gjithashtu ka të njëjtin numër ditësh pushimi zyrtare si Shqipëria, 14, ndërsa Kosova llogarit 12.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...