25.5 C
Tiranë
Sunday, July 27, 2025
spot_img

“Situata përkeqësohet”, Basha: Qeveria vijon të marrë borxh, por paratë nuk i çon tek njerëzit. 25 prilli një ditë e largët, ndihma duhet sot

Në bashkëbisedim me gazetarët kryedemokrati Lulzim Basha, tha sot se situata në vend po përkeqësohet nga dita në ditë, por qeveria nuk po bën asgjë në drejtim të përmirësimit, apo mbështetjes së qytetarëve.

Basha u ndal edhe një herë në planin me 5 pika të rimëkëmbjes propozuar nga PD, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të ndihmohen sot, dhe jo nesër.

“25 prilli për këta qytetarë dhe familjet e tyre është një ditë e largët. Ata duan të dinë si do t’ja dalin sot? Për këtë arsye plani me 5 pika parashikon mbështetje direkte nga shteti, sot jo nesër.” u shpreh Basha.

“Para dy javësh, shpalosëm një plan me 5 pika për rimbëkëmbjen. Nga ajo ditë kam qenë në një turn ë qytete të ndryshme. Situata po përkeqësohet me shpejtësi, kriza sa vjen e thellohet. 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendet e punës, mijëra biznese rezultojnë pa fitim, shumë kanë shpallur faliment.

Situata përkeqësohet, qeveria nuk bën asgjë. Kosova, Maqedonia e veriut kanë prezantuar paketën e katërt, këtu ndonëse opozita pas një punë prej mëse 6 javësh, prezantoi një plan, qeveria nuk e vë ujin në zjarr. Nga mosmarrja e masave BB dha një parashikim se 41.5 e popullsisë do të zhyten në varfëri dhe kjo është një dhimbje që e ndjen cdo familjar. Ndaj kërkuam të merren masa për njerëzit që kanë humbur vendet e punës, sipërmarrjen e vogël, pensionistët, si edhe në tërësi sipërmarrjen prodhuese. Hapi kryesor ishte ndihma për sektorin shëndetësor, si edhe një ndihmë e vecantë për shkollat, hapja e të cilave ka shtuar rrezikun. Për fat të keq asgjë deri tani. E keni parë, shumë prej qytetarëve pyesin: Cfarë do bëhet me ne?

25 prilli për këta qytetarë dhe familjet e tyre është një ditë e largët. Ata duan të dinë si do t’ja dalin sot? Për këtë arsye plani me 5 pika parashikon mbështetje direkte nga shteti, sot jo nesër. Kur do shkojnë taksat te njerëzit nëse jo sot. Ndaj kemi propozuar që biznesi mos falimentojë, kemi propozuar një cek për pensionistët. Nga Muslym Shyri, te rr. Durrësit e keni parë gjendjen, mbështetja për ta, është urgjente. Situata shëndetësore përkeqësohet ditë pas dite. Sado të fshihen shifrat, qytetarët që janë sëmurë e po shtohen nuk fshihen dot. Dje, mu konfirmua ajo që pash edhe në Durrës e Elbasan, lista në farmaci. Numri i njerëzve me listë po shtohet në mënyrë në të frikshme. Nuk arrijnë dot të blejnë një tabak, jo më kutinë. Kjo kosto shkon në 600 mijë lekë minimumi. Ku do ti gjejnë paratë të infektuarit që kanë humbur vendin e punës, ndaj kemi propozuar rimbursimin. Të gjitha institucionet ndërkombëtare kanë parashikuar rënie ekonomike. Sipas BB është ulur parashikimi për ekonominë. Sic e keni vënë re, rënia është më e thellë. Borxhi publik po rritet, por parate nuk po shkojne te njerezit,” u shpreh Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlora përballet me ndërprerje energjie, Lungomarja mbetet pa drita në kulmin e sezonit turistik

0
Prej disa orësh, disa zona të qytetit të Vlorës, përfshirë edhe Lungomaren – një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë verës – janë pa...

Zjarr masiv në Borsh, flakët i afrohen banesave – era pengon ndërhyrjen

0
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë sot një masiv kodrinor në zonën turistike të Borshit, duke krijuar panik mes banorëve dhe pushuesve. Flakët po...

Albi Alla lë Flamurtarin dhe transferohet te PO Atsaleniou në Greqi

0
Pas një sezoni pozitiv me Flamurtarin, ku kontribuoi në ngjitjen e skuadrës vlonjate në Superiore, mbrojtësi shqiptar Albi Alla ka marrë një vendim surprizues...

“Dëgjova zërin e babit, por më thanë që kishte vdekur” – rrëfimi i Kristiola...

0
Pas ceremonisë mortore të të atit, Anesti Rama, e shoqëruar nga dhimbja për humbjen dhe tronditjen nga arrestimi i nënës dhe motrës së saj,...

Brigitte Macron i shkon deri në fund betejës ligjore për thashethemet rreth identitetit të...

0
Thashethemet për identitetin e supozuar transgjinor të zonjës së parë të Francës kanë qarkulluar prej vitesh në rrjetet sociale, por këtë herë Brigitte Macron...