36.5 C
Tiranë
Saturday, June 22, 2024
spot_img

“Situata në Shqipëri e kontrolluar”, Manastirliu: Përgatitemi për rritjen e testimeve në gjithë strukturat që kërkojmë të vijojmë aktivitetin

Në konferencën e sotme për mediat me kryeministrin Edi Rama, Manastirliu vuri theksin në rritjen e ndërgjegjes qytetare, teksa tha se përgatitemi për rritjen e testimeve në gjithë strukturat që kërkojmë të vijojmë aktivitetin.

“Rritje eksponenciale e infektimeve me koronavirusin e ri. Muaj më parë kemi ndërtuar të gjitha kapacitetet e nevojshme brenda mundësive tona mbi strategjinë, masat, planin që ne të përballemi me skenarët e mundshëm të kësaj epidemie. Aktualisht situata në Shqipëri paraqitet një situatë e kontrolluar por me raste të rritjes së lehtë dhe që nga momenti i parë i rastit të parë ku masat e izolimit dhanë efekte pozitive dhe na krijuan ne premisat për t’u parapërgatitur për situatën që do të vinte më pas në gjithë botën dhe është rikthyer në Europë nuk po e shmangin dot përhapjen e virusit. Virusi ka të njëjtën sjellje, virusi nuk ndryshon, ajo që ndryshon është përgjegjësia qytetare për të zbatuar masat me ato armë të njohura dhe të pranuara. Mbajtja e maskës, larja e duarve dhe distancimi social. Janë tre armët të cilat ne i njohim, i kemi të pranuara por për fat të keq jo të gjithë i zbatojnë. Është momenti për të vijuar të nxisim ndërgjegjen e qytetarëve. Nëse duam të fitojmë betejat që nuk janë të vogla, beteja për rimëkëmbjen e ekonomisë, për rikthimin në normalitet, duhet të fitojmë betejën më të rëndësishme që është beteja me shëndetin.
Përgatitemi për rritjen e testimeve në gjithë strukturat e rëndësishme që kërkojmë të vijojmë aktivitetin, siç janë shkollat, biznesi, ndërmarrjet e mëdha. Tek shkollat ishte një sfidë e vërtetë”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë numëroi edhe disa nga masat që janë marrë nga qeveria për përballimin e situatës.

“Mbrojtje e stafeve mjekësore me mjetet e mbrojtjes personale kudo në sistemin publik. Kemi mbështetur me bonusin special prej 1 mijë euro personelin shëndetësor mjekë, infermierë, epidemiologë, laborantë dhe 500 euro stafin mbështetës (shoferë, sanitarë) në vijën e parë të përballjes me COVID19 mbi pagën mujore.
Kemi shtuar në sistem 150 personel shëndetësor shtesë për përballimin e fluksit në spitalet Covid.
Urgjenca Kombëtare ka përballuar me sukses një fluks të konsiderueshëm të qytetarëve të prekur nga SARS COV2. Gjatë muajve të epidemisë ka pritur mbi 500 mijë thirrje dhe ka kryer mbi 90 mijë misione. Sistemi i organizuar dhe efikas i urgjencës kombëtare dhe investime në autoambulanca të reja sollën një përgjigje të shpejtë ndaj qytetarëve që kishin dhe kanë nevojë për ndihmë”, tha ajo.

Sipas Manastirliut, do vijojë formimi i kapaciteteve me investimin brenda vitit edhe me 36 autoambulanca të reja dhe dyfishimin e ekipeve të terrenit për shërbimin në banesë për qytetarët e prekur nga COVID19.

“Kemi forcuar kapacitetet e testimit dhe hetimit epidemiologjik. Që nga fillimet e epidemisë në vendin tonë e deri më sot, numri i testimeve është trefishuar. Janë forcuar kapacitetet në dy laboratorët publikë që kryejnë testimet PCR për diagnozën e COVID19. Nga muaji Qershor kur mesatarja mujore ka qenë 8800 testime, aktualisht mesatarja mujore është mbi 24 mijë testime dhe do vijojmë, sipas strategjisë së vjeshtë-dimrit, me rritjet e testimeve për gjurmimin, identifikim, hetimin, izolimin e rasteve.
Kemi marre masat për të siguruar testimin në kohë dhe gjurmimin e kontakteve, kemi rritur me 30% grupet e terrenit të epidemiologëve për testim dhe gjurmim duke garantuar që mbi 80 % e të dyshuarve të izolohen brenda 48 orëve.
Kemi dedikuar struktura të specializuara për trajtimin e pacientëve spitalore, 550 shtretër, 50% e tyre janë kapacitete të reja në sistem (COVID 3 dhe 4).
Kemi pajisur me aparatura të reja spitalet covid dhe njësitë e terapive intensive ne spitalet rajonale (kemi rritur me 67% kapacitetin e aparaturave jetë shpëtuese respiratore, monitorë etj. ne terapitë intensive dhe sub intensive)”, deklaroi ministrja.

Manastirliu njoftoi gjithashtu se kemi siguruar terapitë e mjekimit me medikamentet sipas protokolleve të shërbimeve spitalore të njëjta me vendet e tjera pa asnjë mungese. Së fundmi është garantuar dhe terapia me plazmë hiperimune dhe terapia me remdesevir”.

“Pjesë e strategjisë së vjeshtë-dimrit është edhe sigurimi i vaksinimit kundër gripit falas për grupet e rrezikuara. Kemi financuar dhe kemi siguruar 368,940 doza vaksinë ndaj gripit sezonal ose katër herë më shumë se një vit më parë.
Qeveria Shqiptare është angazhuar financiarisht për sigurimin e vaksinës së sigurt dhe efikase kundër Covid-19 nëpërmjet mekanizmit ku aderojnë mbi 90 shtete COVAX Facility – Aleanca e vaksinave GAVI, OBSH e mbështetur dhe nga BE etj”, tha ministrja e Shëndetësisë..

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT