22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Zhdukjen e shtresës së mesme në Shqipëri/ Deputetja Tabaku: “Arsyet që kanë çuar në këtë situatë janë të lidhura me politikat të qeverisë Rama”

Deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku këmbëngul se politikat e qeverisë Rama po sjellin zhdukjen e shtresës së mesme në Shqipëri.

Deputetja Tabaku duke iu referuar të dhënave të INSTAT për pagat dhe rritjen e çmimeve të apartamenteve në kryeqytet, thotë se këto janë tregues për zhdukjen e shtresës së mesme dhe rritjen e numrit të të varfërve në Shqipëri.

Tabaku thotë se kjo shtresë taksohet më shumë nga çdo tjetër dhe nuk ka mundësi për t’u rritur ekonomikisht.

Sipas saj, qeveria “nuk ka një plan të qartë dhe të koordinuar se çfarë do të ndodhë me post-krizën”.

Sipas saj, zgjidhja është ndryshimi i politikës fiskale ku biznesi të jetë në fokus të sistemit tatimorm por që për Tabakun nuk mund ta bëjë qeveria Rama 3.

Statusi nga Jorida Tabaku 

Zhdukja e shtresës së mesme!

Pak ditë më parë në media u publikuan të dhënat në lidhje me rritjen e pagave dhe rritjen e çmimeve të apartamenteve në Tiranë. Të dhënat që kishin si burim INSTAT dëshmonin atë që opozita ka proklamuar prej kohësh, zhdukjen e shtresës së mesme dhe rritjen e numrit të të varfërve në vend. Kjo ekonomi e pabarabartë dhe që nuk prodhon rritje ekonomike të shqiptarëve mund të prodhojë vetëm një polarizim të tejskajshëm.

Arsyet që kanë çuar në këtë situatë janë pashmangshmërisht të lidhura me politikat ekonomike dhe fiskale të qeverisë Rama. Vendosja e politikave fiskale si taksa progresive deri me 23% dhe që ka shkatërruar sistemin e tatimit mbi të ardhurat personale si dhe vendosja e taksave abuzive në kundërshti me çdo logjikë fiskale kanë ndikuar negativisht. Për rrjedhojë shtresa e mesme taksohet më shumë se sa pjesa tjetër e popullsisë dhe kjo prodhon pamundësinë për t’u ngjitur në shkallën e mirëqënies.

Mirëpo e keqja duket se do të rritet, pa dashur të jem pesimiste. Vendi po përballet me një inflacion të importuar nga kriza e pandemisë, qeveria nuk ka një plan të qartë dhe të koordinuar se çfarë do të ndodhë me post-krizën. Këtyre duhet t’i shtojmë edhe situatën me borxhin publik që duket se ka prekur 100% të PBB-së, kontratat me PPP janë gjithashtu një barrë për buxhetin. Pra, buxheti nuk ka më para për t’ia hedhur ekonomisë, qytetarët shihen si një lopë për t’u mjelë.

Zgjidhja në këto kushte është ndryshimi total i logjikës së politikës fiskale dhe mënyrës se si i qasemi qytetarëve. Ky i fundit duhet të jetë në piedestal të sistemit tatimor. Biznesi duhet të jetë në fokus të sistemit tatimor.

Jam e sigurtë që kjo nuk vjen dot nga kjo qeveri, sikundër e sigurtë që forcimi i shtresës së mesme, profesionisteve, dhe vleresimi i punës nuk vjen dot nga keto njerëz që drejtojnë në humnerë vendin prej 8 vitesh!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...