24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Ka vetëm një armik, ai është Edi Rama”/ Basha përgjigjet pas akuzave të ngritura nga Berisha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka bërë deklaratën e parë këtë të premte, pak orë pasi publikoi vendimin e tij për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar pas seancës në Kuvend se i vetmi armik është Edi Rama.

“Ka vetëm një armik, ai është Edi Rama”- ka folur shkurt Basha teksa po shkonte drejt selisë së demokratëve.

Kjo është një përgjigje pas akuzave që ka ngritur ish-kryeministri Sali Berisha ndaj kryedemokratit për “pazare të fëlliqura me Edi Ramën”.

Berisha ka hedhur një sërë akuzash në dy ditët e fundit mbi një marrëveshje të mundshme Basha-Rama për përjashtimin e tij nga grupi i PD.

Ditën e enjte, një ditë para se Kuvendi të mblidhej në seancën e parë plenare për këtë legjislaturë të re, Lulzim Basha shpalli vendimin e tij si kryetar i PD për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Menjëherë Berisha e kundërshtoi vendimin e Bashës duke e akuzuar këtë të fundit për pakte me Edi Ramën dhe se ka qenë i detyruar pasi është kërcënuar me sanksione. Sot Berisha pavarësisht këtij vendimi shkoi dhe u paraqit në Kuvend, por si deputet i pavarur edhe pse pretendon se është anëtar i grupit parlamentar të PD.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...