38.2 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Bashkëqeverisje me Bashën? Rama: “Dora është e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të njerëzve e të vendit”

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një komunikim me mediat pas përfundimit të seancës plenare.

Një ditë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partise Demokratike ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë tha se dora do të jetë e shtrirë për opozitën në këtë mandat të tretë.

“PS sot është në një moment tjetër të rrugëtimit të saj duhet të ndjejë në gjithë qelizat e saj sa shumë punë e energji përfshin kjo” u shpreh Rama ndërsa theksoi edhe një herë dorën e shtrirë për opozitën në këtë mandat qeverisës.

“Ne vijmë në këtë Kuvend për mandatin tonë të tretë me dorën e shtrirë, pa marrë parasysh si do shkonin zhvillimet brenda PD, dhe dora është e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të njerëzve e të vendit” -tha Rama, ndërsa iu përgjigj akuzave për pazare politike.

“Jam shumë i përgatitur të jem në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar edhe në raport me ju. Jam shumë i vetëdijshëm që pa dashje pa menduar se mund të kem tejkaluar kufirin, kam krijuar shqetësime për ju. Ju jap fjalën që do bëj cmos për të qenë në dispozicionin tuaj i urtë i dashur. E kuptoni se sa e madhe është sfida jonë. Trishtimet dhe gëzimet janë shumë të brendshme për t’i shpërdoruar për diçka që i përket një tjetër kampi politik” .

“Ndalova për t’ju uruar të gjithëve një punë të mbarë dhe të frytshme si shërbëtore të publikut në këtë shesh këtu në hyrje të parlamentit. Unë do të angazhon personalisht dhe PS do të bëjë përpjekjen që të kemi sa më shumë energji të shpenzuara për njerëzit për problemet reale, për sfidat që ka vendi për ëndrrat dhe shpresat e tyre dhe sa më pak energji për atë që politika ka bërë fatkeqësisht në shumë vite duke u bërë një pronë e politikanëve të cilët kanë abuzuar vijmësisht për interesa apo ambicie që mund të jenë edhe të natyrshme, por që nuk janë kurrë të mjaftueshme për tu ngritur mbi hallet e qytetarëve”,-u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...