24.7 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Problematika serioze në universitetet shqiptare/ Rama: “Nuk jemi aspak të kënaqur dhe situata sot në universitete s’është situatë që na jep mundësinë të flemë të qetë”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga mbledhja me Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, se situata nuk është aspak e kënaqshme dhe problematikat janë serioze në universitetet shqiptare.

Rama theksoi se shumë të rinj shqiptarë që mbarojnë gjimnazin zgjedhin të largohen për të studiuar në universitete jashtë vendit, sepse këtu alternativa është larg së qeni nga ajo që duhet të jetë.

“Ne nuk jemi aspak të lumtur dhe të kënaqur dhe situata sot në universitete s’është situatë që na jep mundësinë të flemë të qetë.

Problematikat sot janë shumë serioze dhe sfida më e madhe për ne si qeveri është si mund të arrijmë t’i japim vajzave dhe djemve që studiojnë këtu në shkollë të mesme e mbarojnë me rezultate të shkëlqyera një zgjedhje alternative me zgjedhjen për të ikur jashtë.

S’kemi arsye të mendojmë se duhet të frenojmë shkuarjen e të rinjve në universitetet më prestigjioze por fakti që midis tyre janë plot ata që largohen drejt universiteteve të huaja jo domososhmërisht më prestigjjioze në shumë raste për shkak se këtu aleternativa është larg së qeni tërheqëse është një fakt që ne na bën kokëulur sot për atë ku duhet të jemi.

Krenaria për atë që kemi bërë për të vendosur një bazë nuk është një ngushëllim për të mos parë në sy situatën e vështirë me të cilën ne duhet të përballemi me sukses.
Për të gjithë ju këtu angazhimi në këtë bord është një sens misioni për të ndimuar që arsimi i lartë në Shqipëri të shkojë më përpara”, u shpreh Rama.

Rama i siguroi anëtarëve të bordit të Akreditimit pavarësi në vendimmarrjet e tyre dhe theksoi se janë të lirë pavarësisht se kë cënojnë në sistemin akademik shqiptar.

Unë s’kam marrë pjesë e s’do marr pjesë në asnjë mbledhje të bordit të akreditimit, duhet të jetë vendimmarrje e pavarur, kemi këtu për të garantuar me mosndërhyrjen tonë integritetin e punës suaj.

Të jeni të sigurt që ajo që ne presim nga bordi është integritet maksimal në vendimmarrje pavarësisht kush cënohet në interesat e veta në sistemin tonë akademik se përndryshe cdo vendimmarrje pa integritet cënon mijëra të rinj e prindër dhe të ardhmen e vendit”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...