19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA, Basha: “Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë”

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kujtuar 20-vjetorin e sulmit të 11 shtatorit, duke përkujtuar viktimat e terrorizmit dhe bashkuar solidaritetit me familjarët dhe kombin amerikan.

Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se sulmet e 11 shtatorit ishin sulme ndaj vlerave të lirirsë, demokracisë dhe bashkëjetesës. Ai thekson aleancën me SHBA në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave.

“Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit, dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan. Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e vecantë mes dy kombeve tona”, shkruan Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT