34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kryeministri Edi Rama pret në një takim Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite/ “Ramë dakord për të mbledhur sa më parë komitetin e përbashkët”

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princin Faisal bin Farhan Al-Saud, me të cilin ka zhvilluar dhe një konferencë për mediat. Rama tha se është rënë dakord për të mbledhur sa më parë komitetin e përbashkët, mbledhjet e të cilit nuk janë zhvilluar për shkak të pandemisë.

Marrëdhëniet diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite janë vendosur më 02 dhjetor 1992 dhe kjo është vizita e parë e një ministri të jashtëm saudit në vendin tonë.

Ndër vite Arabia Saudite është ofruar dhe ka kontribuar në financimin e projektit të rrugës Durrës-Morinë dhe Tiranë-Elbasan, si dhe nëpërmjet Fondit Saudit të Zhvillimit një sërë projektesh të tjera në Shqipëri.

Një çështje tjetër e rëndësishme për të cilën foli kryeministri ishte dhe procesi i njohjeve të Kosovës nga vendet e Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam, ku tha se do të ketë bashkëpunim me Arabinë Saudite.

“Ramë dakord për të mbledhur sa më parë komitetin e përbashkët, pikërisht për të adresuar prioritet në funksion të thellimit të bashkëpunimit ekonomik. Nga ana tjetër ndamë edhe disa ide, sikundër dhe disa informacione në të cilat dëgjuam edhe për nismën madhështore të Arabisë Saudite për rritjen e përmasës së gjelbër të të gjithë lindjes së mesme dhe për një kontribut dhe në shkallë globale përmes projektit të mbjelljes së 50 miliard pemëve. Ne do të ishim shumë të lumtur nëse do të ishim pjesë e kësaj nisme, pavarësisht numrit të pemëve dhe në funksion të një axhende të përbashkët të të gjithë aleancës së vendeve për të përballuar sfidën e ngrohjes globale.

E fundit, dua të theksoj që Arabia Saudite e ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka qenë një nga mbështetëset e rëndësishme për kandidaturat e Kosovës. Patjetër që zëri i Arabisë Saudite është një zë me shumë peshë dhe ne do vazhdojmë të bashkëpunojmë me princin Faisal, i cili jemi me fat që është në krye të punëve të jashtme për shkak të njohjes së thellë dhe ndjeshmërisë së posaçme që ka për rajonin tonë. Do bashkëpunojmë që të rrisim ndjeshmërinë dhe qartësinë e atyre vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe të Ligës Arabe që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Dua ta falënderoj me gjithë zemër ministrin e Jashtëm dhe mikun tonë edhe për angazhimin e tij për t’i dhënë një shtysë së rëndësishme rritjes së komunikimit mes kompanive dhe për të krijuar një hapësirë ndërveprimi në sektorin privat, në funksion të interesave të ndërsjella”, deklaroi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...