27 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite: “Mbretëria jonë e vlerëson shumë marrëdhënien me Shqipërinë, është një partner kyç bashkëpunimi”

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Princit Faisal Bin Farhan Al Saud gjatë konferencës të mbajtur me Kryeministrin Rama ka vlerësuar bashkëpunimin me vendin tonë duke thënë se ky bashkëpunim do të vazhdojë në të gjitha sferat.

Ai u shpreh më tej se Arabia Saudite është mbështetëse dhe përkrah integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian, ndërsa tregoi edhe vizionin e tij lidhur me programin ambicioz të zhvillimit për 2030, për të cilin mezi pret të bashkëpunojë edhe Shqipëria.

Më tej ai tha se Shqipëria është një partner kyç bashkëpunimi duke shprehur angazhimin e tij për vijmësinë e tij.

“Mbretëria jonë e vlerëson shumë marrëdhënien me Shqipërinë, ne patëm një diskutim shumë të mirë për bashkëpunimin në politik, ekonomi dhe ka shumë gjëra që Arabia Saudite mund të bëj në Shqipëri, ne kemi rritur statusin në një nivel ministerial, ne jemi shumë të angazhuar për këtë marrëdhënie, këtë miqësi, për bashkëpunim ekonomi, kemi një rritje të turistëve nga Arabia Saudite në Shqipëri dhe shpresoj të ndodh e kundërta. Ne diskutuam edhe për zhvillimet e ndryshme në Lindjen e Mesme në rajon e botë dhe kuptuam që kemi një qasje të përbashkët, ju mbështesim për integrimin në BE dhe do ju përkrahim për këtë agjendë të Shqipërisë. Ne vizionin për 20230 mezi presim që të bashkëpunojmë, ne kemi thënë nismën e gjelbër dhe janë iniciativa për pyllëzimin e Lindjes së Mesme”, tha ai.

 Dëshironim të jepnim një sinjal shumë të qartë që jemi shumë të angazhuar për këtë marrëdhënie me Shqipërinë. Diskutuam për çëhtje në sferën politike, zhvillimet në Rajon dhe këtu ne kuptojmë  qasjet e përbashkëta për politikat. Dukë qenë se Arabia ka një program ambicioz ne mezi presim të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë dhe Shqipëria është një partner kyç bashkëpunimi. Kryeministri Edi Rama përmendi “Nismën e Gjelbët” që  është një iniciativë e rëndësishme dhe mezi presim të bashkëpunojmë. Dua të falenderoj kryeministrin, ministren e Jashtme dhe popullin shqiptar për mikpritjen. Keni angazhimin tim që ky bashkëpunim do të vijojë”- tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...