32.6 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Të shtruara shumë gra shtatzënë, disa raste serioze”/ Rakacolli: “Sa i përket dozës së tretë vendimi i takon që të merret nga Komiteti i Eksprtëve të Vaksinimit”

Profesor Dhimitër Kraja ka informuar mbi situatën me shtrimet në spitalin COVID-1 dhe COVID3, ku aktualisht marrin shërbim pacientët e infektuar me koronavirus. Kraja pohoi se të shtruar janë 230 pacientë, ndërsa shtoi se ka një kapacitet prej 30% të lirë në dy spitalet.

Mes të tjerash ai nënvizoi faktin se mes të shtruarve ka edhe gra shtatzëna dhe mosha të reja deri në 19 vjeç.

“Në spitalin Covid 1 dhe 3 në QSUT, ndodhen të hospitalizuar 230 pacientë. Kapaciteti është i disponueshëm, pasi kapaciteti prej 30 % është u lirë. Të shtruarit vijnë kryesisht nga Tirana, Durrësit, Elbasani, por dhe nga rrethet të ndryshme. Grupmoshat janë nga 19 vjeç deri në 89 vjeç.

Mbizotëron mosha 50-60 vjeçe. Në këtë fazë ka më shumë raste të grave shtatzëna që vijën me CVID, një pjesë e të cilave janë dhe me forma serioze. Rreth 95% e rasteve janë të pavaksinuar. Sa i përket formave klinike, rreth 63% e rasteve paraqesin forma të mesme, të rënduara. 24 % janë forma të rënda dhe 13 % forma kritike. Të intubuar janë 13, në sipap janë 16 pacientë. A ka fatalitet nga rastet e vaksinuara? Ka dhe ato janë më të vogla. Janë praktikisht 0.0.06% e tyre. vdekjet ditore luhajten nga 5.1-5.4%.”, tha ai.

Ndërkohë, kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli pohoi se sa i përket dozës së tretë të rekomanduar nga Akademia e Shkencave, për moshat mbi 60%, vendimi i takon që të merret nga Komiteti i Eksprtëve të Vaksinimit.

“Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit merr vendimet dhe jep rekomandimet për të gjitha llojet e vaksinimit dhe në çfarë kohe duhet të bëhen ato. Pra i takon këtij komiteti ky vendim. Se ka prezantuar një vendim të tillë. Vaksinimi i fëmijëve është diçka që po bëhet në disa vende të botës, por jo në të gjitha vendet pasi siç ka argumente për ta bërë, ka dhe për mos ta bërë. Studimi i Akademisë së Shkencave, ishte një studim që bazohej në gjetjen e prevalencës te popullsia.”, pohoi Rakacolli.

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...