34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Sekuestrohen pajisje elektronike dhe tavolinë pokeri, shërbenin për zhvillimin e lojrave të fatit/ Vihet në pranga 33-vjeçar në Vlorë

Vlorë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit, vihet në pranga një 33-vjeçar.

Sekuestrohen 4 pajisje elektronike si dhe 1 tavolinë pokeri, që shërbenin për zhvillimin e lojrave të fatit.

Në vijim të punës dhe kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, u konstatua se në fshatin Novoselë, Vlorë, në lokalin e shtetasit K. L., u gjetën dhe u sekuestruan 4 pajisje elektronike dhe 1 tavolinë pokeri, ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, duke fshehur të ardhurat me qëllim mosdeklarimin e tyre.

Në përfundim të veprimve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 33 vjeç, banues në fshatin Novosel, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...