20.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

Manastirliu: “Jemi gati të ecim me një marsh më shumë, me vënien në zbatim të fazës tjetër të Planit tonë të vaksinimit”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në prezantimin para Kuvendit të Aktit Normativ që i hap rrugën mbërritjes së 500 mijë dozave Pfizer brenda 3 muajsh, ka informuar deputetët në lidhje me sasitë e vaksinave që do të mbërrijnë në Shqipëri, në kuadër të planit të vaksinimit masiv.

“Akti normativ që miratojmë sot, i hap rrugë sigurimit në një kohë shumë të shpejtë, brenda 3 muajsh, të 500 mijë vaksinave Pfizer, seria e parë e të cilave vjen brenda Tetorit. Eshtë hapi i radhës, në një seri tashmë të panumërt hapash, në rrugëtimin tonë të nisur prej muajit dhjetor, për të sjellë në Shqipëri vaksina të sigurta dhe të çertifikuara”, deklaroi Manastirliu.

Më tej, Ministrja e Shëndetësisë shtoi se kanë mbërritur dhe kanë nisur të shpërndahen 188 mijë doza të vaksinës AstraZeneca falë mbështetjes së Italisë si pjesë e instrumentit Covax.

“Kanë mbërritur dhe po shpërndahen sot edhe 188 mijë doza vaksine AstraZeneca, falë mbështetjes së Italisë mike, si pjesë e instrumentit COVAX, duke mbërritur në mbi 2 milion 262 mijë doza të ardhura në vend. Brenda këtij viti do të arrijmë në mbi 3 milion doza të mbërritura, dhe mbi 5 milion doza deri në vitin 2022, me kontrata e marrëveshje tashmë të siguruara”, tha Manastirliu.

Manstirliu ka theksuar se do të hyjmë në një fazë tjetër të intesifikimit të planit të vaksinimit me qëllim rritjen më tej të mbulesës vaksinale.

“Ne jemi gati të ecim tashmë me një marsh më shumë, me vënien në zbatim të fazës tjetër të Planit tonë të vaksinimit. Do të jemi me strukturat tona të lëvizshme në çdo universitet, e më me shumë intensitet në çdo qytet, në çdo fshat të Shqipërisë. Ekipet tona të profesionistëve do të jenë aty, për t’u ofruar qytetarëve shpjegime, vetëdijësim dhe vaksinimin falas afër vendbanimit. Ne e treguam gjatë kësaj krize të shëndetit publik me përmasa globale, se nuk do të lëkundemi. E sigurisht që nuk kemi ndërmend ta bëjmë tani, kur drita në fund të tunelit, duket gjithnjë e më qartë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se janë vaksinuar rreth 45 % e popullatës target me dozën e parë dhe 37% me dy doza.

“Sot kemi mbi 1.7 milion vaksinime të kryera. Janë vaksinuar me 1 dozë, rreth 45% e mbi 18 vjeç dhe me dy doza mbi 37% e atyre mbi 18 vjec. Këto shifra janë sipas përcaktimit të ekspertëve dhe aspak meje, përbëjnë popullsinë target +18 vjec. Nëse përfshijmë edhe nga 1 vjec e lart, mbulesa është mbi 35% me një dozë dhe pothuaj 29 % e vaksinuar plotësisht. Këto janë shifrat”.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...