10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Mbledhja e jashtëzakonshme/ Qeveria shpall emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike, Rama: “Planin do e bëjmë publik nesër”

Qeveria ka vendosur sot në një mbledhje të jashtëzakonshme shpalljen e emergjencës në furnizimin e energjisë elektrike dhe ka miratuar një plan për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe bizneseve të vogla.

Ai tha se nesër do të bëhet publik plani i posaçëm për krizën energjetike që është paralajmëruar për të gjithë qytetarët. Gjatë fjalës së tij Rama, theksoi se prioritet i qeverisë është mbrojtja e konsumatorëve, por edhe për bizneset e vogla.

Sipas shefit të Qeverisë, kjo është një situatë “shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë, në kuptimin që të gjithë janë të afektuar”.

“Sot kemi pasur një mbledhje jashtë rendit të përjavshëm për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike.

Vendimi i emergjencës është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të cmimit të enerjgisë në tregjet ndërkombëtare i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiarë, qoftë edhe me instrumente të natyrës administrative.

Sot me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë dhe planin do e bëjmë publik nesër.

S’mund të mos i referohemi analizave të ekspertëve dhe që po bëjnë qeveritë e vendeve të ndryshme. Një situatë shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë, në kuptimin që të gjithë janë të afektuar, por ndryshe nga pandemia vende të ndryshme kanë disa karakteristika të ndryshme por të gjithë janë të përfshirë në një arsyetim për si duhet ta përballin këtë situatë.

Ekspertët mendojnë se kriza do jetë prezente me pikun, kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm e mendojnë se sidoqoftë edhe pas kapërcimit të kulmit cmimet s’do kthehen aty ku ishin përpara shfaqjes se krizës.

Kjo mbetet për t’u parë, ajo që na takon është të mbrojmë konsumatorët tanë me një rend prioritetesh nga poshtë lart, me ata që janë më në nevojë e duke shkuar lart përmes biznesit të vogël dhe më tutje me ata me të ardhura më të larta etj.

Në ndërkohë sjell në vëmendje që e vetmja rritje çmimi që ka ndodhur në periudhën e qeverisjes sonë i takon vitit 2015 kur hymë në reformën e energjisë dhe aty jo vetëm që çmimi u vendos në një pikë që nuk e mbulon koston, por në funksion të konsumatorëve familjarë dhe të biznesit të vogël dhe nga ana tjetër, diferenca mes çmimit të vjetër dhe të riut në atë kohë për rreth 200 mijë individë dhe familje paguhet sot e gjithë ditën nga shteti. Pra, pensionistë, familje në ndihmë ekonomike marrin nga shteti rreth 30 mln dollarë çdo vit, si kompensim për atë rritje mes çmimit të vjetër dhe çmimit të ri. Bëni llogari,- tha Kryeministri Rama.

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...