26.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Rama nderon me “Ylli i madh i medaljes së mirënjohës publike” gjeneralin Abbas Ibrahim/ “Fal tij shumë fëmijë marrin sot frymë lirisht”

Gjeneral Major Abbas Ibrahim nderohet sot me “Yllin e Madh të Medaljes për Mirënjohje Publike” nga kryeministri Edi Rama, për kontributin e tij të dhënë në nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga kampi i Al Hol në Siri.

Në fjalën e tij kryeministri i shprehu gjeneralit mirënjohjen e tij dhe të popullit shqiptar për punën e bërë në shpëtimin e fëmijëve.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjenerali që ishte në krye të shumë misioneve të shpëtimit nga kampi i ferrit të Al-Holit në Siri, dhe jo vetëm të shumë shqiptarëve, mes tyre dhe Alvin Berishës.

“Përshëndetje të gjithëve. Sot jemi këtu për të nderuar një mik në ditë të vështira, i cili me shumë përkushtim na ka ndihmuar në mënyrë të pakursyer për të shpëtuar fëmijë dhe gra fatkeqe nga kthetrat e ferrit në kampet e luftës në Siri. Siç thoshte poetja amerikane Maya Angelou; ‘hero është ai që ka si qëllim që të bëjë botën një vend më të mirë për të gjithë’. S’ka përshkrim më të saktë për gjeneralin Abass Ibrahim i cili është me ne sot këtu dhe dua ta falënderoj, se sa fjalët e poetes. Në operacionet e zhvilluara në tre vitet e fundit, ku plot fëmijë dhe gra janë nxjerrë nga ferri i Al-Holit dhe jo vetëm, gjenerali ka qenë pika jonë e referimit, krahu ynë i zgjatur drejt atyre fëmijëve dhe grave.

Ka qenë shqiptari më i mirë, i papërtuar, i pa kursyer dhe pas asnjë interes tjetër, përveç interesit human për të nxjerrë nga ferri njerëz fatkeq. Besoj ju kujtohet të gjithëve operacioni i jashtëzakonshëm i Alvinit, djali që u në simbol i solidariteti të dhjetra mijërave shqiptarë këtu për ta shpëtuar. Ai operacion u kurorëzua me sukses falë gjeneralit, që e kemi sot këtu për ta nderuar.”, tha Rama.

Përpjekja e sotme për të vijuar për të nxjerr fëmijët nga ai ferr lidhet po me emrin e Abass Ibrahimit. Sot Alvin Berisha, Endrit Dumani dhe shumë fëmijë të tjerë marrin frymë lirisht në atdheun e tyre fal një prindi në distancë, i cili nuk u dorëzua deri në momentin e fundit që i shoqëroi në portën e avionit. Përmes punës së tij të përditshme ndan jo vetëm me bashkësinë atje në Liban, por me të gjithë, vlera humanizmi, pa dallim feje, pa dallim vendi, pa dallim krahine dhe pa dallim ideje.

Puna e tij e ka bërë të gjithë popullin tonë të kuptoj se sa e rëndë është rruga që ndoqën baballarë të ndjekur nga ekstremizmi që morën në qafë fëmijët dhe familjet e tyre. Sot bazuar me të dhënat që ne punojmë, ne kemi nxjerr prej andej më shumë se gjysmën e personave. Vijon përpjekja për të nxjerrë personat e tjerë, por janë rritur dhe vështirësitë, pasi duhet të negociosh me shumë koka, njëri më misterioz se tjetri. Dua ta falënderoj sot gjeneralin për kurajon që na ka dhënë dhe për zotim që ka shpëtuar fëmijët.

Ai ka krijuar kushte optimale për sigurinë fizike të personelit shqiptar, qoftë në Liban, qoftë në penetrimet brenda Sirisë, po ashtu në ofrimin e burimeve logjistike për të asistuar operacionin dhe kapacitetin e tij ngarkues me aktorë të tjerë politikë, me të cilët nuk kemi asnjë komunikim. Kjo ka sjellë që edhe marrëdhëniet tona me Libanin të marrin një përmasë miqësore të rëndësishme.

Kemi hapur konsullatën e përgjithshme në Bejrut, e cila është kontribut, i cili vjen pa asnjë ngarkesë për shtetin shqiptar, por nga konsulli ynë i nderit, i cili ka meritën e jashtëzakonshme, pasi ka qenë ai që na e ka prezantuar gjeneralin dhe kështu është krijuar ky zinxhir miqësie, solidariteti që i bashkohet një qëllimi që shkon përtej politikës, përtej kufijve, përtej gjeografisë dhe që është qëllimi i të bërit botës një vend më të mirë me atë kredon e profetit Muhamed, i cili thotë kush shpëton një njeri ka shpëtuar gjithë njerëzimin. Gjej rastin ta falënderoj dhe konsullin me shumë respekt.

Sigurisht fjalët për ju nuk mjaftojnë asnjëherë për të shpërblyer veprën tuaj. Ashtu sikundër dhe medalja e mirënjohjes publike, çka shpreh dhe formalisht mirënjohjen më të lartë. Ju i keni dhënë mundësinë shumë fëmijëve të rriten në vatrën familjare. Vatra jonë është dhe e juaja”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...