11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar ish-prokurori Adriatik Llalla, i drejtohet Gjykatës së Posaçme

Një ditë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar ish-prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Adriatik Llalla vihet në lëvizje.

Llalla kërkon pezullim ekzekutimi të vendimit që e ka dënuar me dy vite burgim për fshehje pasurie. Çështja është hedhur në short ditën e djeshme dhe pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme.

Llalla i dënuar vetëm 3 javë më parë nga GJKKO me 2 vite burgim ka vënë në lëvizje drejtësinë shqiptare. Kërkesa përmes së cilës kërkon të pezullojë dhe shtyjë ekzekutimin e dënimit me 2 vite burgim dhe të mos shkojë prapa hekurave, është bërë për arsye shëndetësore.

Kjo kërkesë e paraqitur nga avokati i tij është depozituar dhe do të hidhet në short në ditët në vijim. Ish-Prokurori i Përgjithshëm është dënuar me vendim të formës së prerë.

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...