36.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Vjedhja e dokumenteve në zyrat e Qarkut të Vlorës/ Drejtori Bardhyl Gjika: “Jemi duke bërë një inventar për të mësuar cilat dosje mungojnë”

Në zyrat e Qarkut të Vlorës janë vjedhur disa dokumenta nga një person ende i paidentifikuar.

Rreth orës 23:30 hajduti ka hyrë nëpërmjet tarracës dhe ka thyer dritaret e zyrave.Më pas ka hyrë në arkivin e Qarkut dhe dyshohet të ketë marr disa dosje. Për këtë po kryhet inventari për të mësuar cilat dosje mungojnë.

Nga informacionet paraprake mësohet se ky person ka hyrë në dy zyra dhe ka marr dokumenta në zyrat e administrimit dhe mbrojtjes së tokës.

Hajduti ka qenë i qartë se cfarë ka dashur, ka hyrë e ka marr vetëm dokumentacionin.

Ndërkohë drejtori I drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës Bardhyl Gjika është shprehur se është duke u bërë një inventor për të saktësuar se cilat dokumente mungojnë nga arkiva, për tia dorëzuar më pas këto informacione policies.

“Jam njoftuar se një person me mjete të forta ka hapur zyrat e pronave. Jemi duke bërë një inventar për të saktësuar se cfarë dokumentash mungojë dhe do t’ia paraqesim  policisë.

Ndërkohë me këtë cëshjte është duke u marrë policia. Hajduti është konstatur nga roja I cili më pas edhe ka njoftuar. Sipas te dhënave hajduti ka hyrë nga dritarja tek zyra e zëdhënësit dhe më pas nga dera kryesore, – ka thënë Gjika.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 11.10.2021, rreth orës 23:30, tek Pallati i Kulturës, Vlorë, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka vjedhur me thyerje në zyrat e qarkut, ku ka marrë disa dokumente.

Grupi  hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...