7.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Shkarkimi i Flamur Nokës/ Basha: “Ka bishta të korruptuar të qeverisjes sonë, nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në një bunker”

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur me tone të ashpra sot një ditë pas shkarkimit të Flamur Nokës nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë.

Kryedemokrati u shpreh se është e patolerueshme që njerëz që kanë vënë para në mënyrë korruptive gjatë qeverisjes t’i përdorin ato për të shantazhuar demokratët.

Basha tha se nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në një bunker për interesa personale të kujtdo qofshin këto.

“Zoti Noka i kam komunikuar shkarkimin e tij nga detyra si nënkryetar i komisionit të sigurisë.. Nuk e kam përjashtuar, por e kam paralajmëruar. Nuk mundet që PD që ka kundërshtar dhe armik, armikun e shqiptarëve Edi Ramën dhe regjimin e tij të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë kryesore si opozitë që është lufta ndaj këtij regjimi me të gjitha format dhe mënyrat. Ne kemi lançuar iniciativa të shumta opozita dhe do të lançojmë të tjera, për të zhbërë dhe gërryer themelet e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në një bunker për interesa personale të kujtdo qofshin këto. Prandaj shtrembërime të tilla nuk do të tolerohen.

Fraza të dala indirekt apo dhe këtu nga kjo foltore, nga këto shkalë të Partisë Demokratike që janë sajesa dhe shpifje, i shërbejnë Edi Ramës. Ato bëhen për të demoralizuar demokratët, ndërkohë që e gjithë beteja jonë është që mos të shkelmojmë mbi sakrificën e demokratëve për interesat e askujt. As interesat e mia, por edhe askujt tjetër. Kjo është arsyeja pse kam marrë një vendim më datën 9 shtator, në përputhje të plotë me përgjegjësitë dhe detyrat e kryetarit të Partisë Demokratike, për të shmangur çdo tollovitje dhe mundësi përçarjeje që i shërben Edi Ramës, të cilës i fryn Edi Rama dhe regjimi i tij.

Regjimi i Edi Ramës nuk përbëhet vetëm nga një grusht pushtetarësh të korruptuar që s’kanë të bëjnë fare me socialistët e thjesht. Përbëhet dhe nga oligarkë, edhe nga pronar mediash, edhe nga anëtarë të krimit të organizuar. Këta janë llumi i tranzicionit. 30 vite ndërrohen qeveritë, këta vetëm pasurohen të tjerët vetëm varfërohen. Statusi juaj vetëm përkeqësohet dhe beteja e Partisë Demokratike, beteja ime në krye të Partisë Demokratike është me ta. Kështu që këtu kërkohet fokus, vëmendje, guxim dhe mençuri”,  deklaroi kreu i PD.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT