31.4 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Forumi Ndërkombëtar mbi Përkujtimin e Holokaustit/ Rama: “Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut, të parët në Europë që pritëm më shumë hebrenj pas Luftës së 2 Botërore”

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar mbi Përkujtimin e Holokaustit dhe Luftën kundër Antisemitizmit.

Gjatë fjalës së tij në këtë forum, Rama ka theksuar se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se sa para saj dhe vendi ynë sipas tij u kthye në një strehë të sigurt për këtë entitet.

Edi Rama vuri po ashtu në dukje që Shqipëria ishte vendi i pare që pranoi të strehonte 4000 afganë, dhe kundërshtia në vendin tonë ishte e papërfillshme, pasi shqiptarëve u vjen natyrshëm t’i gjenden atij që është në nevojë.

“Ju falemnderit. Kam një fjalim me tre kapituj këtu, po do të flas shkurt. Dyshoj nëse të gjithë në këtë sallë e njohin historinë e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, ndaj do më duhet të përsëris atë çka thashë në një prej seancave; Shqipëria është vendi i vetëm në Europë me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa përpara saj dhe është vendi që u kthye në një strehë të sigurt për hebrenjtë, të cilët erdhën pikërisht për të gjetur strehë e për të shpëtuar pikërisht në atë kohë kur në kontinentin tonë, të ishe hebre, ishte praktikisht një dënim me vdekje.

Do të merrte gjatë po të tregoja sesi ndodhi dhe arsyet për këtë, por në themel qëndron ligji ynë zakonor, kodi i nderit i shqiptarëve, Kushtetuta jonë e parë, nëse mund ta them kështu, që nga mesjeta. E gjitha nis me një paragraf që thotë se ‘shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut’. Përkthimi fjalë për fjalë nuk është “e mikut” në kuptimin e njerëzve që fton, po e shtegtarit që, në kërkim të strehës, mund të të trokasë në derë. Pason një shpjegim të tërë për trokitjen në derë, detyrimin për ta hapur dhe ndëshkimi më i ashpër i ligjit zakonor është për ata që nuk e respektojnë këtë paragraf. Forma më e rëndë e çnderimit është të tradhtosh mikun.

Kështu, hebrenjtë në Shqipëri ishin edhe më parë një komunitet i vogël dhe Shqipëria ishte mes të paktave vende Europë që përcaktonte me ligj të drejtën e Shabatit të tyre. Shabati ishte e drejtë ligjore dhe asnjë subjekt punëdhënës i sektorit publik ose privat nuk mund ta penalizonte, një person, një hebre pse s’ishte në punë për shkak të Shabatit.

Po çfarë bëmë me gjithë këtë histori më pas? Mendoj se për ne është thelbësore që të vazhdojmë të ecim në këtë drejtim dhe të bëjmë sa më shumë të mundemi që fëmijët tanë, jo thjesht të mësojnë prej kësaj historie, por edhe t’i rrinë besnikë këtij kodi nderi.

Ne qemë vendi i parë që u hapi dyert afganëve dhe pranoi të strehonte 4000 afganë, e meqë ra fjala, kundërshtia në vendin tonë ishte e papërfillshme, pasi shqiptarëve u vjen natyrshëm t’i gjenden atij që është në nevojë, ashtu siç ishim ne tridhjetë vjet më parë, kur iknim nga regjimi brutal dhe gjetëm dyer që na u hapën kur kishim nevojë.

Së fundi, për ta përmbyllur, u ndjeva i prekur nga rastësia në këtë forum që, në të njëjtën seancë plenare më parë, ishte i pranishëm kreu i Yad Vashem-it (Muzeut të Holokaustit); sepse erdha këtu me një dokument që përmban lajme të reja për këtë histori, në kuptimin që, sipas regjistrit të Yad Vashem-it, hebrenjtë që u shpëtuan në Shqipëri ishin 2265 dhe kjo listë i përket vitit 2005… Por ne kemi vazhduar të studiojmë, kemi vazhduar të hyjmë më në thellësi përmes një ekipi shumë të mirë pranë Akademisë së Shkencave, i drejtuar nga një profesor i shquar dhe kështu sot, i dorëzova zotërisë së nderuar një listë të re, që shkon në 3750 emra. Ky është një kontribut shtesë që Shqipëria jep për muzeun ku jemi shumë krenarë të bëjmë pjesë, po aq sa jemi krenar që Shqipëria është vlerësuar ndër “Të drejtët mes kombeve”, për shkak të veprës së vet gjatë Holokaustit.

Në të njëjtën kohë, këta dy libra, janë ajo çka do të bëhet pjesë e programit mësimor, programit parauniversitar në shkollat tona, sërish, me  krenari që tashmë, në Izrael, në shkolla, rasti shqiptar ka hyrë si pjesë e programit shkollor. Të njëjtat tekste për mësuesit dhe nxënësit në Izrael do të jenë pjesë e programit të ri arsimor për vitin 2022-2023 dhe më tej. Kaq kisha”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...