26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Gjykata e Korçës ka lënë në burg autorin e dyshuar të vrasjes së 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj

Gjykata e Korçës ka lënë në burg autorin e dyshuar të vrasjes së 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj, ngjarje e ndodhur në 13 Qershor të këtij viti.

Në seancën për njohjen me masën e sigurisë të vendosur në mungesë nga gjykata e Korçës, prokuroria paraqiti dinamikën e ngjarjes ku veç Kristi Bixhekut në kërkim është edhe Lulzim Spahija, si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë.

Prokuroria e Korçës pas paraqitjes së provave për dy të dyshuarit për ngjarjes në vrasjen e 25-vjeçarit i kërkoi gjykatës që Bixheku të vazhdojë të qëndrojë i izoluar deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim.

25-vjecari u gjet i pajetë nga banorë të fshatit Gjanç në rezervuar, i lidhur me litar në gjymtyrë, dhe me një plagë në kokë të shkaktuar nga goditja me mjet prerës. Policia identifikoi si autorë të dyshuar dy shtetasit Kristi Bixheku dhe Lulzim Spahija i cili vijon të jetë në kërkim prej 5 muajsh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...

Drogë e fshehur në makarona në burgun 313, sekuestrohen 17 doza kanabisi dhe 12...

0
Një sasi kokaine dhe kanabisi është zbuluar një ditë më parë brenda ambienteve të burgut 313 në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, lëndët narkotike dyshohet...

Melinda Ademi pyetet për dasmën me Granit Muhaxherin: “Nuk dua të tregoj, nuk është...

0
Këngëtarja Melinda Ademi, e cila është e fejuar me menaxherin e saj, Granit Muhaxheri, është pyetur së fundmi për planet e çiftit sa i...

“Magjistari i arratisjeve” kapet në Spanjë, shqiptari ishte arratisur 4 herë nga burgjet në...

0
Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar në Tarragona të Katalonjës shqiptarin Taulant Toma, 42 vjeç, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe i njohur...