34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Samitin mbi Demokracinë/ Rama: “Negociatat për anëtarësim në BE do të ndihmojnë për konsolidimin e institucioneve demokratike”

Kryeministri Rama gjatë fjalës së mbajtur në Samitin mbi Demokracinë të mbajtur nga presidenti i ShBA-ve Joe Biden, ka folur mbi rrugëtimin e Shqipërisë nga dalja nga izolimi komunist drejt rrugës së demokratizimit.

Rama vlerësoi si jetik rolin e ShBA-ve për të çuar përpara aspiratat demokratike duke u ndalur tek Reforma në Drejtësi, ku nënvizoi angazhimin e qeverisë së tij për të çuar përpara këtë proces.

Kryeministri u ndal dhe te procesi i integrimit në BE, të cilin e konsideroi si një ndihmë për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe thellimin e sundimit të ligjit.

 

“Katër vjet më parë, qeveria shqiptare nisi një prej reformave më të thella e gjithëpërfshirëse nga të gjitha vendet ish-komuniste, reformën në sistemin e drejtësisë. Në këtë proces, në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-në, BE-në dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ne po e pastrojmë sistemin tonë gjyqësor nga mbi 70% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tij e, tashmë, jemi në proces rindërtimi të institucioneve gjyqësore, sipas modelit të demokracive të konsoliduara.

Ne jemi plotësisht të angazhuar për vazhdimin me sukses të reformës në drejtësi, në mënyrë që një sistem i ri drejtësie, i paanshëm dhe i pavarur nga pushteti ekzekutiv e legjislativ, të bëhet plotësisht funksional e të jetë në shërbim të njerëzve.

Në të njëjtën kohë, jemi plotësisht të angazhuar të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet. Duke u mbështetur te sukseset ekzistuese në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike, ne po investojmë në shërbime elektronike, me synim që të mbyllim hapësirat ende të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe për të siguruar mirëqeverisje dhe transparencë për të gjitha proceset qeverisëse.

Negociatat për anëtarësim në BE do të ndihmojnë për konsolidimin e institucioneve demokratike, për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe thellimin e sundimit të ligjit.

Së fundi, ashtu si demokracisë i duhen demokratë, ashtu edhe paqes së qëndrueshme i duhen demokraci të forta. Vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal do të mundemi të parandalojmë konfliktet dhe të sjellim paqen”, tha Kryeministri Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...