28 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Eurostat:2020-n u shënoi nivelin më të lartë të transfertave të parave drejt Shqipërisë

Transfertat personale që rezidentët në vendet e Bashkimit Europian dërguan në Shqipëri në vitin 2020 shënuan një rekord prej 1.03 miliardë eurosh, sipas të dhënave të fundit të Eurostat.

Sipas përkufizimit të Eurostat, pjesa më e madhe e transfertave personale konsiston në fluksin e parave që dërgohen nga emigrantët në vendin e tyre të origjinës.

Edhe pse ishte një vit pandemik, me kufizime të ndjeshme të udhëtimeve, në 2020-n u shënua niveli më i lartë i këtyre transfertave drejt Shqipërisë, që prej vitit 2013, kur Eurostat raporton të dhënat për vendin tonë. Sipas aktorëve shqiptarë të tregut, kjo tendencë lidhet edhe me faktin se për shkak të kufizimeve të udhëtimeve fizike, shumë janë detyruar që të përdorin kanale formale për të dërguar para tek të afërmit e tyre. Një tjetër falktor lidhet me ndihmën që fëmijët jashtë u dërguan prindërve apo të afërmëve të tjerë për të përballuar koston e shpenzimeve nga xhepi për kurimin nga Covid-19.

Në krahasim me vitin 2013, transfertat personale janë rritur me 33%.

Rritja e transfertave personale të shqiptarëve që jetojnë në BE përkon me shtimin e ndjeshëm të personave që kanë marrë leje qëndrimi në BE vitet e fundit dhe ciklin e ri të emigracionit të dekadës së fundit. Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000. Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013. Pas kësaj periudhe, rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60.4 mijë të tilla.

Transfertat personale në BE

Në vitin 2020, flukset e parave të dërguara nga rezidentët e BE-së drejt vendeve jashtë BE-së, të referuara si transferta personale, arritën në 34,1 miliardë euro, një rritje prej 3% krahasuar me 33,2 miliardë euro në vitin 2019. Pjesa më e madhe e transfertave personale përbëhet nga flukse të parave të dërguara nga emigrantët në vendin e tyre të origjinës. Flukset hyrëse në BE arritën në 12.0 miliardë euro, një rënie prej 6% krahasuar me 12.8 miliardë euro të regjistruara në vitin 2019.

Daljet jashtë BE-së kanë ruajtur një trend në rritje që nga viti 2015, duke u rritur me 33% që nga ai vit. Por, duke qenë se flukset hyrëse kanë mbetur konstante, kjo ka rezultuar në një bilanc negativ në rritje prej 22.1 miliardë eurosh për BE-në kundrejt vendeve jashtë BE-së në

Në vitin 2020, Kroacia (2.7%), Rumania (1.4%) dhe Letonia (1.3%) gjeneruan teprica të transfertave personale që kontribuojnë në më shumë se 1% të PBB-së së tyre përkatëse. Në të kundërt, Franca dhe Spanja gjeneruan deficite të transfertave personale që përfaqësonin -0.5% të PBB-së së tyre përkatëse kundrejt pjesës tjetër të botës.
Foto:

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...