20.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

“Kjo skemë duhet hetuar nga koka e saj”Basha: “Jemi këtu për t’i shërbyer shumicës e jo pakicës, më në fund edhe SPAK ka nisur të lëvizë”

Gjatë fjalës së tij për arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, kreu i PD, Lulzim Basha, ka thënë se të përfshirë në aferën e inceneratorëve ka edhe emra të tjerë të politikës.

Ai kërkoi nga SPAK që të thellojë hetimet në këtë drejtim. Basha u shpreh i bindur se do të denoncojë afera të ngjashme edhe në të ardhmen.

“Mafia e incerenratorëve shtrihet nga Edi Rama deri te ata që kanë dhënë para për të mbyllur gojën e mediave. Paratë vidhen, jo vetëm nga Lefter Koka me skemën e zbuluar, sepse janë dhjetëra para të vjedhura. I takon drejtësisë të zbardhë këtë skemë.

E kam bërë të qartë që kjo skemë duhet hetuar nga koka e saj. Asnjë vendim nuk merret pa vendimin formal të Ramës. Dy janë gjërat kryesore, e këtu duhet mbajtur fokusin. Protesta kemi bërë dhe do të bëjmë. A e ka pyetur ndonjë Ramën se pse kaloi 17 vendime brenda ditës? Si ka mundësi që nuk mban asnjë qëndrim për ministrin e tij. Hetuesit kanë qenë në presion për të mos ecur përpara. Sot është dita për të qenë racionalë. Dua t’ju them se qëndrojmë në mbështetjen tuaj e flasim jo vetëm në emër të PD po shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Jemi këtu për t’i shërbyer shumicës e jo pakicës,. Keni mbështetjen e PD dhe pas kësaj siç kemi bërë të qartë ju kërkoj të vazhdoni hetimin me seriozitet, faktet që ndodhen në dritën e diellit s’kanë nevojë për kallauzë. Duhet guxim për nisjen e hetimeve sepse e dinë që kjo do të ishte e pa mundur pa përfshirjen e Edi Ramës, Veliajt, Ahmetajt dhe 3 kryetarëve të partive. Këtë skemë e kanë kuptuar të gjithë. Unë kam qenë para medias sepse lajmet nuk bëheshin.

Ja ku jemi sot, fjalët tona kanë dalë. PD dhe unë kemi qenë në krye të betejës, sot më në fund edhe SPAK ka nisur të lëvizë. Unë them që ata t’i shkojnë aferës deri më fund. Shikoni se si në kohën e pandemisë dhe tërmetit çdo gjë ndali veçse paratë për inceneratorët jo. Duhet të jesh monstër për të mos kuptuar që një qeveri ndal çdo lloj pagese veçse për inceneratorët, kjo do të thotë se janë ortakë, janë brenda. Lefter Koka është njëri prej tyre. Nuk ka Zot në qiell që komplekson Lulzim Bashës, sot jo. Sot, mua, bashkëpunëtorët që kam në krahë, sot s’na komplekson njeri. Sot jemi në të drejtën e tonë t’iu themi shqiptarëve se kemi mbrojtur interesin tuaj, çdo qindarkë të xhepave tuaj”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...