38.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Afera e inceneratorëve/ Basha: “PD e ka nxjerrë e do e nxjerrë popullin në rrugë për protesta, për këtë s’ka asnjë dyshim”

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u pyet sot nëse opozita do të organizojë protesta pas hetimeve të SPAK për aferën e inceneratorëve që çoi në arrestimin e ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

“Dy janë gjërat kryesore, PD e ka nxjerrë e do e nxjerrë popullin në rrugë për këtë s’ka asnjë dyshim. Protesta kemi bërë e protesta do bëjmë por kjo nuk është pyetje sot.

Meqë na paska dalë Rama a e pyesni pse i kalove 17 vendime brenda ditës?

Si ka mundësi që s’mban asnjë qëndrim për ministrin tënd? Paratë e kujt pastron minsitri yt? Pse ministri yt tjetër është kapur në flagrancë me një nga personat që është në kërkim?

Prokurorët dhe hetuesit kanë qenë nën presion për mos ecur përpara, por sot është dita për të qenë më racionalë e njerëzor, për t’i thënë atyre prokurorëve që kanë arrestuar Lefter Kokën edhe pse kanë qenë nën presion nga mafia se keni filuaur të godisni armikun.

Para se t’ju them më mirë vonë se sa kurrë ju pyes kur do vendosni Edi Ramën prapa hekurave, dua tu them që jemi dhe qëndrojmë në mbështetjen tuaj”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...