10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Konkluzionet e BE mbi procesin e zgjerimit/ Bushati: “Shqipëria po mbahet si kolateral i mosmarrëveshjes ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka komentuar  nëpërmjet një postimi në “Facebook” konkluzionet e djeshme të vendeve të BE mbi procesin e zgjerimit, duke u shprehur ashpër se “Shqipëria po mbahet si kolateral i mosmarrëveshjes ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke shënuar rastin më absurd në historinë e politikës së zgjerimit të BE-së”.

Postimi i Ditmir Bushatit:

Dje vendet anëtare të BE-së përsëriten në konkluzionet e tyre se: “Këshilli pret me padurim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sa më shpejt të jetë e mundur, pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli.”

Bashkimi Europian njihet për gjuhën diplomatike dhe eksplorimin e shtigjeve të reja në mënyrë kreative, duke pasur parasysh faktin që vendimmarrje të tilla kërkojnë konsensusin e të gjitha vendeve anëtare. Megjithatë, formulimi i mësipëm është i paqartë në raport me aspiratat, mundin dhe sakrificat e popullit shqiptar që nga shembja e regjimit komunist e deri më sot, sikurse me vetë politikën e zgjerimit.

Vendimi i parë i Këshillit për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë është marrë që në Qershorin e 2018-ës, ku vetë Këshilli përcaktoi edhe një hartë rruge dhe objektiv konkret për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda fundvitit të 2019-ës.

Vendimi i dytë i Këshillit për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë është marrë në Marsin e 2020-ës, por pa u shoqëruar me datën se kur do të mbahej konferenca e parë ndërqeveritare që simbolizon edhe zyrtarizimin e këtij procesi.

Ndërkohë që po mbyllet viti 2021, Këshilli në konkluzionet e djeshme thotë se pret me padurin mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por sapo të miratohet korniza negociuese, e cila gjithashtu miratohet nga Këshilli dhe jo nga ndonjë aktor jashtëtokësor.

Shqipëria po mbahet si kolateral i mosmarrëveshjes ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke shënuar rastin më absurd në historinë e politikës së zgjerimit të BE-së.

Edhe pse në kuadër të përçimit të mesazhit politik dhe kontekstit gjeopolitik do të ishte një sinjal inkurajues ulja njëkohësisht e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në BE, është dyfish i padrejtë ‘ndëshkimi’ i Shqipërisë për shkak të bllokimit të paarsyeshëm që i po i bëhet Maqedonisë së Veriut.

Gjetja e konsensusit brenda radhëve të BE-së për hapjen e grup kapitujve të çështjeve të mjedisit (cluster 4) me Serbinë, në të njëjtë dite me mospërcaktimin e datës për zyrtarizimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ngjan më tepër si një politikë kompensuese për të mbuluar dështimin me procesin e zgjerimit.

Ne nuk kemi alternativë përkundrejt anëtarësimit në BE. Na duhet ky proces jo si garë në letër se kush hap më shumë e më shpejt kapituj, por si mundësi motivimi për të udhëhequr reforma që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës. Por, nuk ka arsye të bëjmë paqe me paqartësinë që shoqërohet me mungesë objektivash, të cilat vrasin ëndrrën europiane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...