10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Biden viziton qytetet e Kentakit të shkatërruara nga tornadot /“Nuk kam parë ndonjëherë dëme kaq të mëdha nga një tornado,”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden vizitoi shtetin e Kentakit të mërkurën për të parë personalisht shkatërrimin e shkaktuar nga tornadot që shkaktuan vdekjen e të paktën 74 personave dhe lanë mijëra vetë të pastrehë.
Zoti Biden u informua për përpjekjet e rimëkëmbjes pas stuhive që goditën Kentakin dhe shtetet fqinje të premten vonë dhe të shtunën herët. Ai pa dëmet e shkaktuara mbi qytetet Mayfield dhe Dawson Springs duke fluturuar mbi hapësirën e tyre dhe më pas eci në rrugët e mbushura me rrënojat, duke u takuar me të mbijetuar.

Presidenti ka premtuar fonde të shpejta federale për të ndihmuar komunitetet të rindërtohen, por me një shkatërrim aq masiv, përpjekja do të jetë njëlloj sikur të ndërtoheshin qytete të reja. Në Mayfield, zoti Biden u informua nga guvernatori i Kentakit, Andy Beshear në lidhje me përpjekjen për rimëkëmbje.

“Tornadot nuk janë të kuqe ose blu,” tha ai, duke iu referuar ngjyrave që lidhen me demokratët dhe republikanët. “Nuk kam parë ndonjëherë dëme kaq të mëdha nga një tornado,” tha ai, duke u thënë zyrtarëve lokalë, “mos hezitoni të kërkoni çfarëdo që ju duhet.” Guvernatori Beshear tha të martën se më shumë se 100 njerëz rezultojnë të humbur në këtë shtet, shumica e tyre në Dawson Springs, një qytet me më pak se 3,000 banorë.

Në bordin e avionit Air Force One për në Kentaki, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve: “Mesazhi i presidentit sot është se ai dhe qeveria federale synojnë të bëjnë gjithçka që duhet për aq kohë sa duhet duke ofruar çdo mbështetje që është e nevojshme për të ndihmuar përpjekjet e rimëkëmbjes dhe për të mbështetur njerëzit e Kentakit dhe të shteteve të tjera të prekura.”

Udhëtimi i zotit Biden në Kentaki ishte i pesti që ai ka bërë gjatë 11 muajve si president për të parë shkatërrimin e shkaktuar nga dukuritë ekstreme të motit të cilat u atribuohen të paktën pjesërisht ndryshimeve klimatike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...