22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Tentoi të qëllonte me armën e gjahut gjatë konfliktit, në pranga 55-vjeçari

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pas një konflikti të ndodhur në Roskovec.

Në qytetin e Roskovecit, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, B. H. ka goditur me mjet të fortë V. H., i cili ka marrë armën e gjahut dhe është nisur për në banesën e shtetasit B. H., por ndërhyrja e patrullës së Policisë ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje kriminale duke e kapur në kohë shtetasin V. H bashkë me armën e gjahut, të cilën e kishte me leje.

Veç autorit, proceduan vihet nën hetim edhe V. H., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, vihet në pranga 55-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas marrjes së informacionit se në Roskovec po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Në qytetin e Roskovecit, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. H., ka goditur me mjet të fortë shtetasin V. H., i cili ka marë armën e gjahut dhe është nisur për në banesën e shtetasit B. H., por ndërhyrja e patrullës së Policisë ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale duke e kapur në kohë shtetasin V. H bashkë me armën e gjahut (të cilën e kishte me leje). Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Roskovec dhe proceduan penalisht për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje” shtetasin V. H., 60 vjeç, banues në Roskovec (i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme“, sipas policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...