10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ambasada amerikane i kthen përgjigje kërkesës së Sali Berishës për ti hequr titullin person ‘non grata’

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka kthyer një përgjigje sot ish-kryeministrit Berisha duke sqaruar se asnjë vendim për shpallje non grata nuk është tërhequr në të kaluarën.

Ambasada amerikane në Tiranë i ka dhënë përgjigje kërkesës së Sali Berishës për ti hequr titullin person ‘non grata’.
Nga Kuvendi Kombëtar i thirrur prej tij, zoti Berisha në mënyrë eksplicite iu drejtua DASH duke i kërkuar rishikimin e vendimit të bërë publik nga sekretari Blinken.
Përmes këtij grafiku ambasada amerikane tregon se numri vendimeve për të hequr shpalljen non grata është zero në të shkuarën.
Në të tilla kushte kërkesa e zotit Berisha për DASH mbetet e pa negociueshme dhe se SHBA nuk ka ndërmend të heq dorë nga vendimi i marrë.

Po ashtu përmes këtij grafiku ambasada amerikane në Tiranë shpjegon se deri më tani janë mbi 200 persona të shpallur ‘non grata’ nga vende të ndryshme të botës.

Qëndrimi i ambasadës nuk mbaron me kaq.

Tregon se deri më tani në asnjë rast nuk është kërkuar falje për rastet e personave të shpallur ‘non grata’.
Këto tre të dhëna të publikuara nga selia diplomatike e shteteve te bashkuara tregon se informacioni i mbledhur dhe i përdorur ndaj personave tashmë non grata është solid dhe pa asnjë element që do të shërbente për hequr dorë nga vendimi apo edhe për të kërkuar falje.

Nga ana tjetër Yuri Kim ka deklaruar se SHBA-të do të ndërpresin marrëdhëniet me PD-në, nëse kryesimin e saj e merr Berisha.

“Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur non grata nga Sekretari i Shtetit”.

Sali Berisha bashkë me familjen e tij u shpallën persona non-grata në SHBA.
Ka qenë sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që bëri me dije vendimin e DASH-it.
Bazuar në këtë vendim, kreu i selisë blu Lulzim Basha e përjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...